Greqi- Shkollat, baret, kafenetë dhe restorantet do të qëndrojnë të mbyllura deri më 7 janar.
Kështu ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas, pas marrjes së masave të reja në vend për periudhën e Krishtlindjeve.
Gjithashtu, në fuqi mbeten masat ndaluese për qarkullim nëpër qytetet e vendit, sidomos në prag të Krishtlindjeve do të ketë kontrolle shumë të rreptë për respektimin e masave të ndalimit të qarkullimit.