Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Fushë-Krujë. Banesa ishte në pronësi të 80-vjeçares M.S., e cila fatmirësisht i ka shpëtuar flakëve dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Policia bën me dije se dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një shkëndije elektrike.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.