Ish-drejtori i Aviacionit Civil Petrit Sulaj, është shoqëruar në polici. Mësohet se Sulaj ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë, ku po merret në pyetje në lidhje me protestën e kontrollorëve që nisi një ditë më parë.
Kreu i Sindikatës, Armando Fezga, përgjegjësja e turnit, Flora Ndreca dhe Muhin Mezini janë vënë në pranga pasi akuzohen se janë organizatorë të kësaj proteste.