• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Shpenzimet e bankave për interesa ranë përsëri në 2021

20/02/2022
in Ekonomi
0
Shpenzimet e bankave për interesa ranë përsëri në 2021

Shpenzimet e bankave për interesa ranë përsëri vitin e kaluar dhe prekën nivelin më të ulët në më shumë se një dekadë.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se këto shpenzime kishin vlerën e 1.76 miliardë lekëve, në rënie me 3.4% krahasuar me një vit më parë. Duke qenë se detyrimet e sektorit bankar dominohen në masën më të madhe nga depozitat, zëri i shpenzimeve për interesa lidhet kryesisht me depozitat.

Vitin e kaluar, depozitat bankare u rritën me 9.4%. Kjo ishte rritja më e lartë në më shumë se një dekadë. Por, pavarësisht rritjes së totalit të depozitave, shpenzimet për interesa vazhduan të bien. Një tendencë e tillë është e lidhur në radhë të parë me ciklin e normave të ulëta të interesit, që, i ka ulur edhe interesat e depozitave në nivelet më të ulëta historike. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit mars interesi mesatar i depozitave dhe llogarive të individëve në lekë ishte 0.18%, ndërsa në euro 0.06%. Normat mesatare të interesit janë në nivele afërsisht të njëjta me një vit më parë, ndaj ulja e shpenzimeve për interesa këtë vit nuk shpjegohet edhe aq me rënien e normave: në fakt, në nivelet ku këto norma kanë arritur, hapësirat për ulje të mëtejshme janë minimale, sidomos për euron.

Rënia e shpenzimeve të bankave, sidomos në këto vitet e fundit mund të shpjegohet më shumë me strukturën e depozitave bankare. Publiku është gjithnjë e më i prirur t’i mbajë paratë në llogari të hapura, si llogari rrjedhëse apo depozita pa afat. Duke qenë se normat e interesit nuk janë shumë tërheqëse, individët dhe bizneset nuk kanë shumë stimuj t’i mbyllin paratë në depozita me afat. Zhvendosja e kursimeve llogarive pa afat ul shpenzimet e bankave për interesa, sepse llogaritë dhe depozitat pa afat kanë norma interesi shumë të ulëta, shumë pranë zeros.

Për krahasim, vitin e kaluar norma mesatare e interesit për llogaritë rrjedhëse dhe depozitat pa afat në lekë ishte rreth 0.16%, ndërsa për depozitat me afat interesi mesatar ishte më shumë se katër herë më i lartë, rreth 0.67%. Ndërsa interesi mesatar për llogaritë dhe depozitat pa afat në euro ishte 0.05%, ndërkohë që interesi mesatar i depozitave me afat ishte 0.29%.

Vlera e parave të mbajtura në llogari rrjedhëse dhe depozita pa afat në fund të nëntorit 2021 arriti në 780 miliardë lekë, me rritje vjetore prej pothuajse 18%%. Ato përbëjnë tashmë 64% të totalit të depozitave bankare. Epoka e normave të ulëta të interesit duket se ka ndikuar ndjeshëm në strukturën e depozitave sipas maturimit, duke ju mundësuar bankave të paguajnë më pak interesa. Por, dominimi i depozitave pa afat i vendos bankat para mundësisë së tërheqjeve të parave në çdo moment që klienti mund ta ketë të nevojshme, pa asnjë penalitet. Në teori, ky mund të jetë një risk i shtuar për likuiditetin e bankave. Por, sektori bankar shqiptar ka një tepricë të ndjeshme likuiditeti, të matur në raportin kredi-depozita, që është pranë nivelit 47%. Pjesa e mbetur e depozitave është e investuar kryesisht në instrumente financiare likuide. /E.Shehu

Burimi: BSH

Marrë nga Monitor.al

Tags: depozita bankareinteresa bankareShpenzimet e bankave
Previous Post

Fushata e Victoria’s Secret shfaq modelen e parë me sindromën Down

Next Post

Ulen aksidentet në janar por sjellja e shoferëve mbetet problemi kryesor

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Ulen aksidentet në janar por sjellja e shoferëve mbetet problemi kryesor

Ulen aksidentet në janar por sjellja e shoferëve mbetet problemi kryesor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.