Një nga anëtarët e LSI doli në deklaratë për media nga Selia e vendosur në Ish- Bllok, duke akuzuar Big Market se po shpërndan ushqime për të bërë fushatë për socialistët.
Por e vërteta është krejt tjetër nga fushata elektorale!
Alba News kontaktoi me Big Market në Kamëz dhe dhe nga komunikimi mësuam se shpërndarja e ndihmave po mundësohej nga shoqata World Vision.
Ja çfarë thotë përfaqësuesi i supermarketit:
“World Vision ka një kontratë 8 -vjeçare me Leon Grup që ka në administrim edhe Big Market në Kamëz. World Vision shpërndan ndihma për familjet ne nevojë prej disa vitesh. Shpërndarja nuk ka lidhje me fushatën. Videot janë xhiruar brenda orës së lejuar policore, pas orës 20:00 supermarketi është i mbyllur. Sqarojmë opinionin publik se World Vision nuk merr financime nga shteti shqiptar.”
Big Market i bën thirrje të gjitha partive politike opozitare të distancohen nga kjo luftë me biznesin që është një nga kontribuesit më të mëdhenj të taksave, dhe një ndër kompanitë që prej shumë vitesh ofron ndihma dhe ushqime falas për njerëzit në nevojë.