• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

“Shqetësimi më i madh lidhet me infektimin e personelit spitalor”/ VOA: Vatra të shumta në qarkun e vogël….

20/11/2020
in Aktualitet
0
“Shqetësimi më i madh lidhet me infektimin e personelit spitalor”/ VOA: Vatra të shumta në qarkun e vogël….

Në 24 orët e fundit në Shqipëri u regjistrua një tjetër rekord i rasteve të reja me koronavirus e po ashtu dhe i viktimave. Të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë bënë të ditur se janë konfirmuar 836 të prekur, ndërsa 15 persona humbën jetën, mes tyre dhe një fëmijë 16 muajsh. Edhe numri i të shtruarve në spitale vijoi të rritet, duke u ngjitur në 436 pacientë.

Ndërsa Tirana mbetet epiqendra e epidemisë, përmasat e infektimit po zgjerohen kohët e fundit edhe në Qarkun e Gjirokastrës. Autoritetet po marrin masa duke mbyllur biznese, institucione arsimore dhe administrative. Shqetësimi më i madh lidhet me prekjet nga infektimi të personelit të spitaleve dhe shëndetit publik, të cilat po përballojnë analizat dhe trajtimin paraprak të të sëmurëve. Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Gjirokastër, Raimond Kola sjell një përshkrim të situates.

Përmasat e infektimit me koronavirus po zgjerohen në Qarkun e Gjirokastrës ndërkohë që autoritetet po marrin masa me mbyllje biznesesh, institucionesh arsimore dhe administrative. Shqetësimi më i madh lidhet me prekjet nga infektimi të personelit të spitaleve dhe shëndetit publik, të cilat po përballojnë analizat dhe trajtimin paraprak të të sëmurëve.

Qarku i Gjirokastrës u rendit të enjten pas Tiranës me rreth 100 raste pozitive me koronavirus ku 71 prej tyre ishin në rrethin e Gjirokastrës. Pandemia po i zgjeron përmasat në Qarkun e vogël në Shqipëri, me një humbje të madhe të popullsisë vitet e fundit, për shkak të lëvizjeve demografike.

Përgjatë tetë muajve Qarku që përfshin edhe Tepelenën dhe Përmetin ishte një “zonë e gjelbër”, ndërsa prej disa ditësh është një “zonë e kuqe” me rritje infektimesh në të tre rrethet që përfshijnë shumë institucione arsimore dhe administrative njësi biznesi dhe personel shëndetësor.

Shefi i Epidemiologjisë në Gjirokastër Arenc Brahimi thotë për Zërin e Amerikës se vatrat janë të shumta sidomos në bizneset e prodhimit të veshjeve. I pyetur se cilat janë shkaqet e kësaj përhapje zoti Brahimi u përgjigj:

“Sipas një studimi që kemi bërë ne si shërbim epidemiologjik kjo ka ardhur si pasojë e lëvizjes së njerëzve në këtë periudhë pandemie në qytete të ndryshme, por edhe si pasojë e virozave të ndryshme stinore që njerëzit i neglizhojnë, sepse kujtojnë se janë grip i thjeshtë, por ato viroza janë “COVID 19”

Shefi i Epidemiologjisë në Gjirokastër pohoi se nga infektimet janë prekur personeli nga njësitë e kujdesit shëndetësor, por deri tani nuk është paralizuar puna e tyre.

“Edhe ne nuk bëjmë përjashtim, edhe në institucione shtetërore ka të prekur nga “Covid pozitiv”. Ne punojmë me një staf të reduktuar por deri tani situatën e përballojmë shumë mirë”.

Prekja e mjekëve në spitalin civil si dhe personelit ndihmës shihet me shqetësim pasi ky spital shërben edhe si qendër ku të sëmurët me ndërlikime të shëndeti nga infektimi paratrajtohen para se të nisen në spitalet COVID në Tiranë. Shefi i Epidemioligjisë në Gjirokastër kërkoi ndërgjegjësimin e qytetarëve për të mos rrezikuar përhapjen e mëtejshme.

“Duhet një ndërgjegjësim më i madh i qytetarëve që kanë shenja për Covid, duhet të vetëizolohen dhe të mos dynden tek mjeku i familjes por të futen në karantinë në shtëpi.”

Ndërkohë Bashkia e Gjirokastrës mbylli 5 kopshte për shkak të prekjes nga infektimi të personelit. Drejtoresha e Arsimit Doriana Demo tha se masat janë vendosur për të mos rrezikuar përhapjen e infektimit.

“Është java e dytë që ne kemi pjesën më të madh të kopshteve të mbyllura në qytet, deri tani janë 5 me një numër të madh të infektimeve të stafit mësuesor dhe stafit mbështetës, të cilët janë karantinuar në banesa.”

Zonja Demo tha më tej se masa plotësuese vijojnë të ndërmerren nga Bashkia. Përhapja e infektimeve ka ngjallur edhe reagime. Ish deputeti i Gjirokastrës në Parlament Tritan Shehu kërkoi shpalljen e qarkut si “zonë e rrezikut të vecantë” si dhe masa për të forcuar kapacitetet e strukturave shëndetësore vendore. Zoti Shehu ka këmbëngulur ditët e fundit përmes komunikimeve me gazetarët se disa aktivitete publike në Gjirokastër kanë nxitur përhapjen e virusit, ndërsa autoritetet vendore kanë pohuar se pretendime të tilla nuk qëndrojnë, pasi stafet e njësive akomoduese të vizitorëve nuk kanë njohur infektime. /VOA/

Tags: albanewscovid19 ne shqiperi
Previous Post

Gara për hetues të BKH-së, kalojnë testin e radhës vetëm 39 kandidatë

Next Post

Vala e dytë godet rëndë Italinë/ Më shumë se 37 mijë raste pozitive dhe 699 viktima, në 24 orët e fundit

Related Posts

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ulet me tre lekë çmimi i naftës dhe gazit! Benzina rritet me tre lekë

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta dhe benzina

05/07/2022
Heroinë në kuti shkrepësesh dhe 2.6 milionë lekë, arrestohen dy trafikantët në Fier

Heroinë në kuti shkrepësesh dhe 2.6 milionë lekë, arrestohen dy trafikantët në Fier

05/07/2022
Transportonte 23 emigrantë që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri, arrestohet 32-vjeçari

Përplasje me armë në Radhimë, vëllai i vogël qëllon drejt vëllait të madh! Arrestohet autori! Pushuesit: Ikëm me vrap

04/07/2022
Peqin/ Shkon në shtëpinë e ish-gruas, ushtron dhunë dhe i thyen makinën, arrestohet 46-vjeçari

Aksident pranë bulevardit në Vlorë, makina përplas motorin, dy persona në gjendje të rëndë për jetën

04/07/2022
Qeveria ndryshon sërish çmimet e karburanteve

Ndryshojnë çmimet e karburanteve në vend/ Ibrahimaj: Ulet benzina, nafta dhe gazi

01/07/2022
Qeveria ndryshon sërish çmimet e karburanteve

Qeveria ndryshon sërish çmimet e karburanteve

29/06/2022
Next Post
Vala e dytë godet rëndë Italinë/ Më shumë se 37 mijë raste pozitive dhe 699 viktima, në 24 orët e fundit

Vala e dytë godet rëndë Italinë/ Më shumë se 37 mijë raste pozitive dhe 699 viktima, në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Gjashtë vendet e BE-së ku mund të merret me lehtë leja e qëndrimit

    Gjashtë vendet e BE-së ku mund të merret me lehtë leja e qëndrimit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Vala e të nxehtit po përfshin Europën, thyhen të gjitha rekordet e temperaturave

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Legalizuan hotelin në Tiranë/ Pezullohen nga detyra 9 zyrtarë të Aluiznit dhe Kadastrës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ‘Shprehuni me partnerin për shqetësimet tuaja!’ Horoskopi i Paolo Fox për datën 1 korrik 2022

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ‘E hëna nis mbarë për këto shenja!’ Horoskopi i Paolo Fox për ditën e sotme

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ulet me tre lekë çmimi i naftës dhe gazit! Benzina rritet me tre lekë

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta dhe benzina

05/07/2022
Heroinë në kuti shkrepësesh dhe 2.6 milionë lekë, arrestohen dy trafikantët në Fier

Heroinë në kuti shkrepësesh dhe 2.6 milionë lekë, arrestohen dy trafikantët në Fier

05/07/2022
Përfshihet nga flakët një dyqan në Tiranë, nuk raportohen të lënduar

Digjet banesa në Vlorë/ Gjithçka e mbuluar nga tymi, banorët në panik

05/07/2022
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.