Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e nis ditën e sotme sërish me pagën minimale.
Basha parashtron në “InstaStory” pyetjen se a është Shqipëria vendi me pagën minimale më të ulët në Evropë. Në përgjigjen e tij, referuar të dhënave të Eurostat, kryedemokrati thekson se “PO”.
“42 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Edi Ramës. A është Shqipëria vendi me pagën minmale më të ulët në Evropë? Përgjigja: PO. Sipas Eurostat, Shqipëri rezulton vendi që ka pagën minimale më të ulët në Evropë”, shkruan Basha.