Një shtetas amerikan u gjend pa shenja jete mëngjesin e sotëm në dhomën e një hoteli . Ngjarja është regjistruar në fshatin turistik të Tushemisht në qytetin e Pogradecit ndërsa paraprakisht sipas policisë dyshohet se ky shtetas të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale pasi ka pasur probleme shëndetësore.
Trupi i pajetë i këtij shtetasi është transportuar në morgun e spitalit të Pogradecit ndërsa pritet për t’u transportuar edhe në kryeqytetet për t’iu bërë me pas autopsia dhe për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Policia po heton për zbardhjen e mëtejshme të kësaj ngjarje ndërsa momentalisht ky shtetas nuk është identifikuar ende.