Presidenti i vendit, Ilir Meta përmes një shënimi në facebook i ka bërë thirrje qeverisë që të mbështesë personelin mjekësor të spitaleve COVID, ata të qendrave rajonale dhe mjekët e familjes me trajtim financiar suplementar.
Në mesazhin e tij, kreu i shtetit thekson se shtimi i viktimave nga radhët e bluzave të bardha, e bën këtë masë të domosdoshme.
Në përfundim Presidenti thotë se koha për të vepruar nuk pret më.
Reagimi i plotë:
Mjekët, infermierët dhe personeli mbështetës i spitaleve COVID, i qendrave rajonale, si dhe mjekët e familjes, për shkak të ekspozimit ndaj rrezikut infektiv duhet të mbështeten me trajtim financiar suplementar nga shteti.
Shtimi i rasteve së humbjes së jetëve nga radhët e bluzave të bardha, e bën këtë masë të domosdoshme.
Koha për të vepruar nuk pret më.