• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Shtrenjtimi i pronave, efekt edhe në tregun e sigurimeve?

04/07/2021
in Ekonomi
0
Shtrenjtimi i pronave, efekt edhe në tregun e sigurimeve?

Këtë vit shqiptarët po sigurohen më shumë ndaj katastrofave natyrore.

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se për periudhën janar-maj të këtij viti primet e sigurimit nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore u rritën me 41% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për pesë muaj, shqiptarët shpenzuan 936 milionë lekë ose rreth 7.6 milionë euro për të siguruar pronat. Në vlerë primesh, rritja është megjithatë shumë më e lartë po të krahasohet me numrin e kontratave, që për klasat e sigurimit të pronës u rritën me 11.5% në pesë muajt e parë të këtij viti. Fakti që primet po rriten me ritme më të larta se numri i kontratave në thelb tregon se sigurimet e pronës këtë vit po bëhem për vlera ose limite më të mëdha mbulimi. Kjo shpjegon edhe primet më të larta për kontratë.

Sipas ekspertëve të tregut, kjo mund të lidhet me faktorë të ndryshëm, përfshi këtu ndoshta më shumë sigurime nga bizneset. Por, ndoshta një faktor që po ndikon rritjen e primeve nga sigurimet e pronës mund të jetë edhe rritja e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme. Në pjesën më të madhe, sigurimet e pronës nga individët janë të lidhura me kreditë bankare. Banka kërkon sigurimin e detyrueshëm të pronës së lënë si kolateral përgjatë gjithë kohëzgjatjes së kredisë.

Në prononcimet e tyre për Monitor, bankierët kanë vënë në dukje se rritja e çmimeve të pronave ka sjellë edhe rritjen e vlerave mesatare të kredisë që klientët kërkojnë në banka për të blerë këto prona. Kreditë në vlera më të mëdha përkthehen edhe në limite më të mëdha mbulimi për sigurimin e pronës, që nga ana tjetër nënkupton prime më të larta sigurimi që paguhen nga huamarrësit.  Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se për periudhën janar-prill, sektori bankar disbursoi rreth 10.5 miliardë lekë ose mbi 85 milionë euro kredi të reja për shtëpi. Ky është niveli më i lartë në të paktën gjashtë vitet e fundit.

Tërmeti i vitit 2019 gjithashtu ka sjellë një lloj ndërgjegjësimi për sigurimin e pronës, qoftë edhe në segmentin e atyre që e kanë blerë shtëpinë me kredi. Nëse më parë shumë huamarrës e siguronin pronën e lënë si kolateral deri në vlerën që iu kërkohej nga banka, pas tërmetit shumë prej tyre po i sigurojnë pronat mbi vlerën e plotë, për të qenë të mbrojtur ndaj ngjarjeve të tilla në të ardhmen. Tërmetet duket se kanë sjellë disa efekte pozitive në tregun e sigurimit të pronave, por përmasat e tij ende ngelen shumë të vogla. Për vitin e kaluar, shqiptarët shpenzuan mesatarisht më pak se 4 euro për frymë për të siguruar pronat nga fatkeqësitë natyrore. / E.Shehu

Marrë nga Monitor.al

Tags: katastrofa natyroreshtrenjtimi i pronavetregu i sigurimeve
Previous Post

Milani nis kontaktet për Schick, por duhen 40 milionë euro

Next Post

Investimet, MIE: ARRSH krijoi 9.5 mln euro borxhe pa pasur buxhet në dispozicion

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Investimet, MIE: ARRSH krijoi 9.5 mln euro borxhe pa pasur buxhet në dispozicion

Investimet, MIE: ARRSH krijoi 9.5 mln euro borxhe pa pasur buxhet në dispozicion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.