Është shuar në moshën 67 vjeçare poeti dhe kineasti i shquar Petrit Ruka. Ruka vuante prej disa kohësh në një sëmundje në zemër, e cila i ka marrë jetën mëngjesin e kësaj të marte. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë dhënë të afërmit dhe miqtë e tij.
Petrit Ruka dallohej si një nga poetët më të mirë, ndërsa ka marrë titullin e lartë “Nderi i Kombit”. Ruka u bë i njohur qysh me vëllimin poetik “Atdheu fillon tek zemra”, i cili mori çmimin kombëtar në vitin 1983. Prej atëherë ai ka botuar mbi 10 vëllime të tjera me poezi dhe disa dhjetëra skenarë filmash, dokumentarë e monografi.