Dy persona kanë rezultuar pozitiv me lijën e majmunëve në Greqi. Sipas mediave vendase mësohet se gjenomike e dy kampioneve ka përfunduar dhe ato i përkasin llojit të Afrikës Perëndimore. Fatmirësisht pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë janë futur në izolim.
“Rreziku i sëmundjes mbetet i ulët për popullatën e përgjithshme dhe janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të kufizuar përhapjen e sëmundjes”, kanë deklaruar autoritetet greke.