Arrestimet për korrupsion të dyshuar në Parlamentin Evropian janë “shumë, shumë shqetësuese”, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Në mesin e të arrestuarve ishte edhe zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Eva Kaili, që besohet të jetë një nga të akuzuarit.“Zonja Kaili, një eurodeputete për tetë vjet, u pezullua nga detyra e saj si një nga 14 nënkryetaret nga presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola. “Sigurisht që lajmet janë shumë, shumë shqetësuese”, u tha Borrell gazetarëve të hënën teksa mbërriti në një takim të ministrave të jashtëm të BE-së. “Ne po përballemi me disa ngjarje, disa fakte, që sigurisht që më shqetësojnë mua si ish-president i Parlamentit Evropian.
Borrell tha se hetimi nuk synonte askënd nga shërbimi diplomatik i BE-së.