Në fund të viteve ‘80, Lieserl e bija e gjeniut të famshëm, Albert Einstein, i dhuroi Universitetit Hebraik plot 1,400 letra të shkruara nga Einstein, duke urdhëruar që të mos i publikojnë derisa të kalojnë dy dekada nga vdekja e tij. Dhe kjo është një prej tyre!
Letra e Albert Einstein dërguar së bijës, Lieserl:
Kur unë propozova teorinë e relativitetit, shumë pak njerëz më kuptuan dhe ajo çfarë do të zbuloj tani për t’ia transmetuar njerëzimit, gjithashtu do të hasë në përplasje me keqkuptime dhe paragjykime në botë.
Kërkoj nga ti që të ruash letrat për aq kohë sa është e nevojshme, vite, dekada, derisa shoqëria të jetë mjaft e përparuar për të pranuar atë çfarë do të shpjegoj më poshtë.
Ekziston një forcë jashtëzakonisht e fuqishme, që deri më tani shkenca nuk ka arritur t’i gjejë një shpjegim formal. Është një forcë që përfshin dhe rregullon të gjitha të tjerat, madje është prapa çdo fenomeni që vepron në univers dhe ende nuk është identifikuar nga ne. Kjo forcë universale është DASHURIA.
Kur shkencëtarët kërkuan një teori të unifikuar të universit, ata harruan forcën më të fuqishme të paparë. Dashuria është dritë që ndriçon ata që e japin dhe e marrin atë. Dashuria është gravitet, sepse i bën disa njerëz të ndihen të tërhequr ndaj tjerëve. Dashuria është fuqi, sepse shumëfishon më të mirën që kemi dhe i lejon njerëzimit të mos shuhet në egoizmin e tij të verbër.
Dashuria shpalos dhe zbulon. Për dashurinë ne jetojmë dhe vdesim. Dashuria është Zoti dhe Zoti është Dashuria.
Kjo forcë shpjegon çdo gjë dhe i jep kuptim jetës. Kjo është diçka e ndryshueshme që e kemi injoruar për një kohë të gjatë, ndoshta për shkak se jemi frikësuar prej dashurisë për shkak se është energjia e vetme në univers që njeriu nuk ka mësuar ta përzë me dëshirë.
Për t’i dhënë dashurisë dukshmëri, kam bërë disa zëvendësime të thjeshta në ekuacionet e mia të famshme. Në vend të E = mc², ne e pranojmë se energjia që shëron botën mund të merret përmes dashurisë së shumëzuar nga shpejtësia e dritës në formë katrori, dhe arrijmë në konkluzion se dashuria është forca më e fuqishme, për shkak se nuk ka kufij.
Pas dështimit të njerëzimit, ne përdorimin dhe kontrollin e forcave të tjera të universit që janë kthyer kundër nesh, është urgjente që ne ta ushqejmë veten me një lloj tjetër të energjisë …
Nëse dëshirojmë që speciet tona të mbijetojnë, nëse dëshirojmë të gjejmë kuptimin e jetës, nëse dëshirojmë të shpëtojmë botën dhe çdo qenie të ndjeshme që banon brenda saj, dashuria është e vetmja përgjigje.
Ndoshta ende nuk jemi të gatshëm të prodhojmë një bombë të dashurisë, një pajisje mjaft të fuqishme sa për ta shkatërruar krejtësisht urrejtjen, egoizmin dhe lakminë që po e shkatërron planetin.
Megjithatë, çdo individ mbart brenda vetes një gjenerator të vogël të dashurisë, por të fuqishëm, energjia e të cilit po pret të lirohet.
Kur ne mësojmë të marrin dhe japim këtë energji universale, e dashura Lieserl, ne do të pohojmë se dashuria i mposht të gjitha dhe është në gjendje të kapërcejë gjithçka dhe asgjë, sepse dashuria është thelbi i jetës.
Unë thellësisht pendohem që nuk kam qenë në gjendje të shpreh atë çfarë ka në zemrën time, që në heshtje ka rrahur për ty gjithë jetën time. Ndoshta është tepër vonë të kërkoj falje, por pasi koha është relative, më duhet të them se të dua dhe falë teje kam arritur në përgjigjen e fundit!
Babai yt,
Albert Einstein
Marrë nga Revista Class