• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Si po ndikon moti ekstrem në shtimin e ankthit?

29/01/2022
in Kosova
0
Si po ndikon moti ekstrem në shtimin e ankthit?

Ekziston një lidhje e provuar midis ngjarjeve të motit që kanë lidhje me klimën dhe shtimit të ankthit, sipas një studimi të ri.

Ndërkohë që ka tashmë studime të cilat tregojnë se si ndryshimi i klimës është një shkak i zakonshëm i ankthit tek njerëzit, Aleanca e Shëndetit Mendor dhe Ndryshimeve Klimatike (MHCCA) ka shqyrtuar rritjen e ankthit të shkaktuar nga një ngjarje specifike e motit.

Shkencëtarët studiuan një grup prej mbi 850 personash në British Columbia, Kanada, para dhe pas valës masive të të nxehtit që goditi vendin në verën e vitit 2021. Vala kanadeze e të nxehtit, e quajtur “kupola e nxehtësisë”, goditi SHBA-në dhe Kanadanë midis 25 qershorit dhe 1 korrikut të vitit të kaluar, ku temperaturat në Kanada arritën një rekord prej 49.6°C. Përpara kësaj, temperaturat nuk kishin qenë kurrë më të larta se 45°C. Vetëm në British Columbia, kjo rritje çoi në 750 vdekje më tepër.

Shumë njerëzve iu desh të punonin dhe të flinin në qendra ftohjeje si ndërtesa me ajër të kondicionuar dhe stadiume, pasi infrastruktura e banimit nuk mund të përballonte nxehtësinë ekstreme. Studiuesit e MHCCA u bënë një sërë pyetjesh 850 njerëzve, për situatën para dhe pas kupolës së nxehtësisë për të parë se si përjetimi i ndryshimeve klimatike kishte ndryshuar perspektivat e tyre.

Pas studimit, rreth 40% e njerëzve thanë se ishin “shumë më të shqetësuar për ndryshimin e klimës” dhe 18% thanë se ishin “disi më të shqetësuar për ndryshimin e klimës”. Tashmë është më e kuptueshme efekti që ka ndryshimi i klimës në shëndetin mendor të njerëzve, diçka që po njihet si “ankth klimatik”. Një studim historik vitin e kaluar zbuloi se 75% e të rinjve në 10 vende besonin se “e ardhmja është e frikshme” dhe 59% thanë se ishin “shumë” ose “jashtëzakonisht” të shqetësuar për ndryshimin e klimës.

Por ky studim i ri nga MHCCA ka treguar se sa shumë ngjarje të motit të shkaktuara nga klima ekstreme mund të ndikojnë te ankthi. Hulumtimi zbulon se ankthi i klimës ka të ngjarë të rritet pasi njerëzit të përjetojnë mot jo të zakontë për rajonin e tyre.

Tags: ankthigjendja e ankthitmoti
Previous Post

Ky është gabimi më i shpeshtë që bëni, sa herë lani dhëmbët

Next Post

Risi në Maturën Shtetërore 2022, si do të hartohen testet e dy lëndëve kryesore

Related Posts

Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

31/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

31/01/2023
Vjosa Osmani

Osmani për ‘Corriere Della Sera’: Beogradi po përpiqet të na destabilizoje

25/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

19/01/2023
Kurti: Marrëveshja me Serbinë, mund të arrihet brenda pak muajsh, Putini i fiksuar pas Kosovës! Pengon suksesin tonë

Kurti: Marrëveshja me Serbinë, mund të arrihet brenda pak muajsh, Putini i fiksuar pas Kosovës! Pengon suksesin tonë

18/01/2023
Next Post
Risi në Maturën Shtetërore 2022, si do të hartohen testet e dy lëndëve kryesore

Risi në Maturën Shtetërore 2022, si do të hartohen testet e dy lëndëve kryesore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • “REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

    COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ndryshon harta elektorale/ Tirana bëhet me 36 mandate, Dibra dhe Gjirokastra 1 më pak

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.