Edhe Presidenti Ilir Meta ka shprehur trishtimin e tij për ndarjen e parakohshme nga jeta të regjisorit dhe aktorit të madh të humorit Koço Devole.
Në një postim në facebook, Meta shkruan se humori dhe arti shqiptar padyshim humbën një prej kolosëve dhe figurave më të dashura, i cili do të na mungojë të gjithëve.
Meta: Sa shumë trishtim nga ky lajm! Sikur të na thoje se bëre shaka, nga ato të kripurat, që ti na bëje gjithmonë! Humori dhe arti shqiptar padyshim humbën një prej kolosëve dhe figurave më të dashura, i cili do të na mungojë të gjithëve.Familjes Devole, të afërmve dhe gjithë artistëve ju shpreh ngushëllimet më të ndjera!Do të kujtojmë gjithmonë duke qeshur i dashur Koço! U prehsh në paqe!
Ngushëllime për ikjen e tij nga jeta më herët shprehën edhe kryeministri Rama dhe kryeopozitari Basha.
Regjisori, aktori dhe skenaristi shqiptar Koço Devole u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare pas një beteje të gjatë në spitalin Infektiv me koronavirusin.