Tiranë- Komiteti i Ekspertëve në një deklaratë për mediat këtë të hënë kanë bërë një bilanc në kuadër të numrit të pacientëve në spitalet Covid. Sipas të dhënave rezulton se mes pacientëve të shtruar në spital për ndihmë mjekësorë është rritur ndjeshëm numri i të rinjve.
Shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo, në fjalën e saj ka bërë me dije se në të katër spitalet Covid është rritur numri i pacientëve të shtruar dhe ajo që vlen për tu veçuar sipas saj është se dhe moshat e reja të shtruara po paraqesin komplikacione.
“Informacioni që dua t’ju japë është se kemi persona të shtuar të gjitha në spital, nga mosha 30-90 vjeçare. Mosha më e prekur është 50-60 vjeçare. Dhe pacientët në moshë të re janë në gjendje të rëndë.”- shprehet Çomo.
Bino u shpreh se ky tregues kombinohet edhe me rritjen e shtrimeve në spital. Si qarqe më problematike ajo veçoi Tiranën, Durrësin dhe Sarandën.
“Është rritur Incidenca javore është rritur në 209 raste për 100 mijë banorë. Duket rritje drastike, rritje e rëndësishme, sepse ka qenë poshtë 200. E thënë kjo edhe për faktin e disa masave që kanë marrë edhe vendet e tjera. Kjo nuk është një rritje shumë e lartë. Është rritur pak mbi tavanin por ka rëndësi.“- shprehet Bino.