Një zjarr ka ‘shpërthyer’ ditën e sotme në fshatin Gjorm të Selenicës ku në afërsi të vatres ndodhen edhe banesa, të cilat rrezikohen nga flakët.
Zjarrëfikëset kanë mbërritur në vend ndërkohë është nisur edhe një helikopter pasi flakët janë dalë jashtë kontrollit dhe dhjetë banesa rrezikojnë të digjen ndërsa flakët kanë përfshirë disa kasolle bagëtish.
Nga pamjet e mbërritura në redaksinë e Alba News shihen banorët e fshatit pranë vijës së zjarrit, të cilët duan të ndihmojnë efektivët për ndalimin e flakëve të zjarrit. Ndërkohë efektivët e FA janë nisur për në vend.