509 viktima, 9,177 të infektuar aktivë dhe 11,189 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shëndetësisë, gjatë përditësimit të të dhënave bëri me dije se shtatë persona të tjerë kanë ndërruar jetë 24 orët e fundit.
Një 34-vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 44-vjeçar pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 66-vjeçar nga Tirana, një 48-vjeçar nga Pogradeci, një 68-vjeçar nga Korça, një 68-vjeçar nga Elbasani, një 81-vjeçar nga Fieri me sëmundje bashkëshoqëruese, kanë ndërruar jetë, duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 509 në total.