Kosovë- Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 109 raste të reja me koronavirus ndërsa 8 pacientë të infektuar kanë ndërruar jetë.
IKSHPK njofton se numri i rasteve pozitive që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 50.910 ndërsa janë regjistruar 1.325 viktima.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 454 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 40.423