Komiteti i Teknik i Ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë është mbledhur ditën e sotme për të sqaruar situatën epidemiologjike në vend. Komiteti ka njoftuar se masat kufizuse në vendin tonë do të mbeten në fuqi.
Vendi do të vazhdojë mënyrën e ndalimit të qarkullimit pas orës 22:00 të darkës deri në orën 6:00 të mëngjesit. E njëjti orar do të vijojë për baret dhe restorantet, ndërkohë që Universitetet do vijnë sërish mësimin online deri në një vendim të dytë.