4,218 raste aktive me koronavirus regjistrohen në Kosovë, ndërkohë që procesi i vaksinimit vazhdon.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107.065 raste nga 579.663 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.235 raste të vdekjes.
IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 100.612 raste.
Që nga nisja e procesit të vaksinimit e deri më tani në Kosovë janë mbi 51 mijë persona që tashmë kanë marrë vaksinë kundër COVID-19.