Në 24 orët e fundit në qytetin e Elbasanit janë testuar pozitivë me koronavirus 31 persona.
Mësohet se mes tyre është një punonjës i drejtorisë së Policisë Elbasan, katër mësues një në gjimnazin e mesëm Gjinar, një në shkollën Onufri Elbasan, një në shkollën 9-vjeçare Kuqan dhe tjetri në shkollën profesionale Elbasan.
Po ashtu në burgun e Peqinit kanë rezultuar pozitivë 4 punonjës, ndërsa disa të tjerë janë në pritje të tamponit.
Gjithashtu në qytetin e Peqinit numri i mësuesve të prekur nga Covid-19 është rritur me shifra alarmante.
Sipas burimeve nga spitali i Peqinit rreth 1/3 e mësuesve janë të infektuar, ndërsa Peqini në total ka rreth 300 mësues, përfshirë edhe rrethinat e tij.
Po ashtu me Covid-19 është infektuar dhe një mjek në këtë qytet i cili është transportuar drejt Spitalit Infektiv.
Po ashtu në gjendje të rëndë si pasojë e Covid 19 është edhe ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe ish kreyebashkiaku Skënder Hasa.