• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Skandali i korrupsionit në BE për ryshfet nga Katari: Kontrollohen zyrat e Parlamentit Evropian

13/12/2022
in Botë
0
Skandali i korrupsionit në BE për ryshfet nga Katari: Kontrollohen zyrat e Parlamentit Evropian

Hetuesit belgë kontrolluan zyrat në Parlamentin Evropian në Bruksel të hënën, pas hetimeve për ryshfet nga Katari, mikpritës i Kupës së Botës, pasi pranuan dhurata dhe vlera të shumta monetare. Ishte kontrolli i 20-të i kryer në Belgjikë që nga e premtja dhe presidentja e parlamentit, Roberta Metsola, paralajmëroi eurodeputetët se “demokracia është nën sulm”.

Policia belge ka arrestuar katër persona, mes tyre edhe zëvendëspresidenten e Parlamentit Evropian Eva Kaili, një eurodeputete greke. Katari ka mohuar akuzat për ryshfet. Eurodeputetët do të debatojnë për skandalin ditën e sotme.

Prokurorët belgë thanë se para me vlerë rreth 600,000 euro (632,000 dollarë; 515,000 £) u gjetën në shtëpinë e një të dyshuari, 150,000 euro në banesën e eurodeputeti dhe disa qindra mijëra euro në një valixhe në një dhomë hoteli në Bruksel. Janë marrë edhe kompjuterë dhe celularë.

Që nga e premtja, burimet e IT-së të 10 punonjësve të parlamentit janë “ngrirë” për të parandaluar zhdukjen e të dhënave të nevojshme për hetimin. Katër të dyshuarit e arrestuar nga policia belge janë akuzuar për “pjesëmarrje në një organizatë kriminale, pastrim parash dhe korrupsion”, thanë prokurorët në një deklaratë të dielën.

Kaili, eurodeputetja greke për tetë vjet, u pezullua nga detyra e saj si një nga 14 nënkryetaret nga presidenti i parlamentit Metsola. Ajo është pezulluar gjithashtu nga Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në parlament dhe është përjashtuar nga partia e qendrës së majtë greke Pasok.

Prokurorët në Greqi thuhet se kanë ngrirë të gjitha pasuritë e zonjës Kaili. Gjashtë persona u arrestuan të premten si pjesë e hetimit mbi akuzat se Katari korruptoi zyrtarët e BE-së për të fituar ndikim. Dy u liruan më vonë.

Asnjë i dyshuar nuk është përmendur publikisht, por zonja Kaili mësohet të jetë në mesin e atyre që janë paditur. Tre të akuzuarit e tjerë janë të gjithë shtetas italianë dhe mes të akuzuarve është edhe partneri i saj Francesco Giorgi, i cili është asistent parlamentar.

“Demokracia evropiane nën sulm”

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se akuzat ishin “shumë serioze” dhe bëri thirrje për krijimin e një organi të ri të etikës për të mbikëqyrur bllokun. Roberta Metsola, presidentja e Parlamentit Europian u zotua para eurodeputetëve se integriteti i parlamentit do të rivendoset.

“Demokracia evropiane është nën sulm dhe shoqëritë tona të lira dhe demokratike janë nën sulm,” tha ajo. Mbikëqyrësit dhe eurodeputetët thanë se hetimi i ryshfetit mund të përfaqësojë një nga skandalet më të mëdha të korrupsionit në historinë e parlamentit.

Tags: albanewsryshfet nga katariskandali ne pezyrat e pe
Previous Post

Kërkesa e Vuçiç për rikthimin e trupave serbe në Kosovë, Gjermania: E papranueshme

Next Post

DW: Ministrave të Jashtëm të BE-së po u soset durimi me Kosovën dhe Serbinë

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
DW: Ministrave të Jashtëm të BE-së po u soset durimi me Kosovën dhe Serbinë

DW: Ministrave të Jashtëm të BE-së po u soset durimi me Kosovën dhe Serbinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.