• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Skandali në spitalin Covid 2: Jep 8 milionë lekë nën dorë, por e ëma ndërron jetë

13/01/2021
in Aktualitet
0
Skandali në spitalin Covid 2: Jep 8 milionë lekë nën dorë, por e ëma ndërron jetë

Emisioni “Stop” publikoi këtë të martë një rast skandaloz korrupsioni në spitalin Covid 2, ku punonjës të këtij spitali bëjnë pazar me jetën e pacientëve.

Vajza e një zonje 55-vjeçare, e cila humbi betejën me Covid pas 28 ditësh lufte me këtë sëmundje, denoncoi faktin se një sanitare e këtij spitali, duke u hequr si infermiere, i ka marrë rreth 8 milionë lekë të vjetra për shërbimet ndaj nënës së saj.

“Në fund të Nëntorit, mami im është shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi. Skaneri, të gjitha kanë dalë që ka qenë me Covid. Ia kemi bërë të gjitha në mënyrë private në shtëpi. Kishim marrë mjekë privatë, oksigjenin, të gjitha. Nuk mundi t’ia dilte dot. I plasi hemorragji nga hundët, i ranë parametrat dhe ishim të detyruar ta çonim në spital. Morëm ambulancën, shkojmë në spital e lenë për 3 orë brenda në ambulancë dhe në ato momente nuk njihnim asnjë. Infermierët ishin shumë në mbingarkesë”, tha vajza.

Si ranë në kontakt familjarët e pacientes me pastruesen e këtij spitali, e cila fillimisht u hoq si infermiere…

“Një zonjë në derë më thotë jam infermiere. Emri i saj është Tire Alldervishi. Thotë, nëse ke nevojë për ndihmë, se të shikoj shumë të ngarkuar, më thuaj se unë jam shumë infermiere. Ishte pa uniformë në ato momente. Më tha do ngjitem, do vishem dhe më prit poshtë të vishem. E prita, aty më merr numrin e telefonit zonja dhe më thotë që do mbajmë kontakt, më prit tek lokali. E pres, vjen poshtë dhe më thotë situata është shumë e rëndë dhe siç e ke parë dhe vetë, është një mbingarkesë shumë e madhe dhe na duhet pagesa që infermieri apo mjeku t’i rrijë tek koka apo kushdo tjetër”, tregoi ajo.

Ndër të tjera, vajza tregoi të gjithë mekanizmin që është përdorur nga sanitarja për korrupsionin. 

“Turni i parë që në mëngjes ishte 50 mijë lekë për infermierët, 50 mijë lekë për Tire Alldervishin, 20 mijë lekë për sanitaren. Përveç kësaj një ditë ishte 100 mijë lekë për doktoreshën dhe 50 mijë lekë ishte për ditën tjetër për doktoreshën. Pastaj vinte turni tjetër dhe ishte e njëjta histori. Me të njëjtën shumë. Të gjithë lekët i merrte Tirja. Asaj i janë dhënë të gjitha lekët. Takimet janë bërë nga ajo. Kam mesazhet nga mami im që më thotë ‘ku je se po të pret Tirja për të marrë lekët e infermierit, sepse ka ndryshuar tuuni’. Herë pas here detyrohesha të lija punën që të kapja turnin e ndërrimit të mjekëve që të jepja lekët. Ishte si një lloj detyrimi. Lija punën që të shkoja të bëja pagesën”, tha vajza.

Ajo shtoi më tej se i ka dhënë sanitares 8 milionë lekë të vjetra.

“Shuma që Tirja ka marrë nga unë është 8 milionë e pak lekë të vjetra. Duke qenë shumë ditore 250, 300 për një muaj dhe shumë e shumë të tjera që blija e i fusja në spital. Ushqimin e fusja vetë. Ujin e fusja vetë. Pampersin vetë. Insulinën vetë. Ilaçin e gojës e të gjitha gjërat që spitali duhet t’i ketë. Edhe pse mami im sot nuk jeton më, ka ndërruar jetë më 25 Dhjetor, arsyeja është duke qenë se jemi shtet dhe kemi dëgjuar nëpër media që shëndetësia është falas, shëndetësia nuk kishte as edhe termometër. Mamaja ime më kërkonte me mesazhe, më sill termometër se më duhet për temperaturën. Që nga uji, më sill ujë për të pirë. As ujë dhe unë ia çoja vetë. Të gjitha i kam të shkruara që mami i kërkonte nga jashtë, duke filluar nga ushqimi, uji dhe të gjitha, pampersi dhe çdo gjë tjetër”, ka treguar vajza e të ndjerës.

Komunikimet mes vajzës së të ndjerës dhe punonjëses së spitalit “Shefqet Ndroqi”, i publikoi emisioni ‘Stop” dhe aty duket qartë abuzimi me detyrën dhe ryshfeti nga ana e zonjës Tire Alldervishi.

Më 30 Nëntor, vajza i lutet sanitares që të dërgojë një foto të së ëmës. 

Vajza: Aman ma ço një foto. Mbretëresha ime!

Tire Alldervishi: Shpresat në Zot.

Vajza: O zemra ime. Aman o Zot, ju lumshin ato duar o Tire. Do bëj çdo gjë, vetëm ta kem mirë. 

Gjatë komunikimeve, Tirja i ka dërguar vajzës së pacientes foto dhe video të mamasë së saj nga brenda ambienteve të spitalit.

“Puthe içik me dorë t’ia çoj… bravo, bravo!”, shprehet sanitarja në video.

Gjatë një komunikimi me një doktoreshë të spitalit konfirmohet se Tirja nuk ka qenë infermiere, por sanitare. Madje ajo nuk shërbente në pavijonin ku ka qenë shtruar e sëmura.  

Doktoresha: Alo…!

Denoncuesja: Alo, përshëndetje doktoreshë! Ju kërkoj ndjesë për shqetësimin…!

Doktoresha: Po!

Denoncuesja: Jam vajza e Liljanës…, nëse më mban mend?

Doktoresha: Po, po, po, patjetër. Si je ti?

Denoncuesja: Dua vetëm një informacion, se po e vuaj shumë nga brenda…! Tirja ka qenë infermiere, apo sanitare në spitalin tuaj?

Doktoresha: Jo, Tirja nuk është fare në pavijonin tonë, nuk ka lidhje fare me pavijonin tonë.

Denoncuesja: Po ku punon, në katin e tretë, pavijonin e tretë, sanitare apo infermiere?

Doktoresha: Sanitare!

Është shumë e habitshme mënyra se si sanitarja ka shkuar në dhomën e pacientes. Kjo e fundit ka qenë e shtruar në pavijonin 2, ndërkohë Tirja punon si sanitare në pavijonin numër 3 të spitalit Covid 2.

“Personalisht këta mjekë dhe infermierë dhe mjeku dezhurn kur shikonte Tiren, si e lejonin që të hynte. Ose këta mjekë dhe infermierë që ishin në turn realisht, që unë besoj se nuk kanë marrë lekë nga Tirja”, tha drejtuesi i emisionit “Stop”, Saimir Kodra.

Vajza: Tire mami më tha të shkoje pak se jam djersit thotë.

Tire Alldervishi: Mirë, me doktoreshën fola, erdhi e pa.

Aman bëni më të mirën. Më thuaj të vërtetën, është më keq sot apo njësoj.

Tire Alldervishi: Të gjithë mjekët aty janë.

Pse është keq?

Tire Alldervishi: Tani është rënduar.

Ça po më thua, është keq fare? Po vij në spital, a del dot?

Tire Alldervishi: Po!

O Tire, bëfsh hajër.

Tire Alldervishi: Mos u ni, do Zoti.

Aman o Tire për hatrin tim mos ju largo. E di që ia bën hyzmetin, po më kupto se po më plas shpirti.

Tire Alldervishi: Nuk e beson çfarë barre kam.

Bëfsh hajër o zot.

Tire Alldervishi: Doktoreshës thotë mami t’i japim noj lekë. Është bashkë me shefen.

Sa thua ti, më thuaj të drejtën?

Tire Alldervishi: Jam këtu tek mami.

Ok po ke ti, jepi ti, e ti jap unë. Patjetër që do t’i japësh.

Tire Alldervishi: Si shpesh po vijnë.

Që tani jepja t’i bëhet qejfi edhe mamit. Mos e ruaj dorën, jep.

Tire Alldervishi: Sa thua ti?

Jepi sa duash, mos pyet.

Tire Alldervishi: Shefes dhe doktoreshës?

Sa të duash Tire. Mos pyet mos e kufizo dorën fare.

Gjatë këtij komunikimi, Tirja i vë në dispozicion vajzës numrin e infermierëve dhe doktoreshës që kishin turnin, në dhomën ku ishte shtruar mamaja e saj.

O e bukura dheut, o princesha ime, o aroma më e ëmbël e kësaj botë. Kjo është krenaria ime.

Tire Alldervishi: Dil ke polici e dashur.

Tire si je, a ke shkuar gjë te mami sot?

Tire Alldervishi: Po parametrat 95, i çova qumësht, donte përshesh.

Marshallah.

Tire Alldervishi: Edhe ka ngrënë, tani do prapë. Na hahet mish me lëng, merr ke lokali ku pinë kafe në darkë. Në orën 7 e duam gati mbas insulinës dhe rrobat i kemi dhënë dajë Sabriut.

Me patjetër rrobat janë rrugës, ça do t’i dojë zemra princeshës sime, kam thënë unë, veç hap gojën.

Tire Alldervishi: Që ta ndërrojmë bashkë me sanitaren pa ikur unë.

Tire 40 janë për ty, 20 për infermieren dhe 10 për pastruesen. Të lutem merr numrin e infermieres.

Tire Alldervishi: Si urdhëron e dashur. Infermier është Fatjoni, shih telefonin e ke numrin.

Ok! Shumë faleminderit.

Tire Alldervishi: Ato 70 mijë lekëshin përse ma dhe? Për ditën apo për natën?

Për ty, qëparë të dhashë 50 për Fatjonin dhe pastuesen.

Tire Alldervishi: Poo

70 është për ty sonte.

Tire Alldervishi: Për mua janë pak për sonte.

Më thuaj sa do se t’iu jap në mëngjes për Titin mos e vrit mendjen, vetëm m’i rri mamit afër.

Tire Alldervishi: Po sikur më premtove që do e rregulloje dorën.

Mos e vrit mendjen, vetëm m’i rri afër se me i ndodh gjë se shoh më me sy po përvëlohet zemra. Pa merak fare, nesër në mëngjes t’i sjell unë.

Tire Alldervishi: Okej nuk mërzitem. Mund të gjesh dhe njeri tjetër më të mirë dhe më të lirë, nuk më ngelet qejfi.

O Tire s’është momenti të mi thuash këto gjëra se po më plas zemra, kam frikë po më vdes mami pa e parë. Unë kam besim tek ti./tvklan.al

Tags: albanewsinfermjerjaskandali ne covid 2
Previous Post

Klodian Rasha e njihte policin? Prokuroria do marrë në pyetje miqtë e viktimës

Next Post

Covid-19 në Berat, të infektuar në disa institucione vendore, mes tyre dhe shumë pensionistë

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Covid-19 në Berat, të infektuar në disa institucione vendore, mes tyre dhe shumë pensionistë

Covid-19 në Berat, të infektuar në disa institucione vendore, mes tyre dhe shumë pensionistë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.