• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Skenare të ndryshme, çfarë ndodh me ekonominë deri në vitin 2025

05/02/2021
in Ekonomi
0
Skenare të ndryshme, çfarë ndodh me ekonominë deri në vitin 2025

Ministria e Financave ka hartuar tre skenarë për ecurinë ekonomike të vendit deri në vitin 2025, duke parashikuar se çfarë ndodh nëse vendi ecën me mirë apo më keq se pritshmëritë bazë.

Sipas skenarit bazë, që ka më shumë të realizohet, rritja ekonomike e vendit pritet të jetë 5.5% këtë vit dhe me 4.8% në 2022-in, për t’u ngadalësuar më pas në rreth 4% në 2024-2025. Të ardhurat pritet të arrijnë në 29.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) deri në vitin 2025 dhe borxhi publik të zbresë gradualisht në rreth 68% të PBB-së deri në të njëjtën periudhë.

Krahas skenarit bazë, financat kanë llogaritur dhe alternativat optimiste dhe pesimiste, që supozojnë devijim nga parashikimet përkatëse të skenarit bazë për disa tregues kryesorë makroekonomikë, përfshirë huadhënien për ekonominë, ecurinë e ekonomisë së zonës euro me efektet e njëpasnjëshme në eksportet e mallrave dhe shërbimeve, mbi remitancat, si dhe kursi i këmbimit, norma e interesit, ritmi dhe ndikimi i reformave të politikës strukturore të planifikuara për periudhën afatmesme etj.

Në skenarin pesimist, rritja pritet të jetë 1.5 pikë përqindje më e ulët se ai bazë, duke rezultuar në 4% këtë vit dhe 2.5% në 2025-n, ndërsa të ardhurat buxhetore do të arrijnë në 28.6% të PBB-së.

Skenari optimist parashikon një rritje 0.5 pikë përqindje më të lartë sesa ai bazë, në 6% në vitin 2021 dhe 4.5% në 2025. Ndonëse rritja ekonomike pritet më e lartë, të ardhurat maksimale buxhetore nuk parashikohen më shumë se 29.2% e PBB-së.

Në skenarët bazë dhe optimistë, financat parashikojnë që ekonomia të rikthehet në nivelet e 2019-s, të para krizës së pandemisë që këtë vit, ndërsa në atë pesimist, kjo do të ndodhë vetëm në vitin 2022.

Në skenarin bazë dhe atë optimist, borxhi publik, që arriti deri në 80% të PBB-së në 2020-n do të fillojë të ulet që këtë vit, për të zbritur midis 64.5% dhe 68.3% të PBB-së në vitin 2025. Ndërsa në skenarin pesimist borxhi do të mbetet në gati 80% të PBB-së deri në vitin 2024 dhe do të fillojë të ulet vetëm pas kësaj periudhe.

Financat parashikojnë një ulje të shpenzimeve kapitale në të gjitha skenarët, pasi ato pritet të arrijnë në 7.2% të PBB-së këtë vit, të ndikuara dhe nga rindërtimi pas tërmetit. Më pas ato do të jetë midis 4 dhe 5% të PBB-së, në varësi të ecurisë së ekonomisë.

Ndonëse për 9 mujorin 2020, ekonomia ka rezultuar me një rënie faktike prej 5.52%, financat sërish janë optimiste se i gjithë viti është mbyllur me një tkurrje prej 4.4%, duke pritur në këtë mënyrë që një gjallërim i fortë të ketë ndodhur në tremujorin e katërt, ndonëse konsumi në atë periudhë ishte i ndrydhur për shkak të masave të reja kufizuese pas rritjes së ndjeshme të rasteve me koronavirus në nëntor dhe dhjetor.

Marrë nga Monitor.al

Tags: ekonomia deri ne 2025ministria e financaveqeveria harton skenaretrritje ekonomike
Previous Post

“Berisha më ka vrarë nënën”, Fatos Nano flet për kohën e tij në burg

Next Post

Arkeologët zbulojnë 16 mumje me gjuhët prej floriri, çfarë fshihet pas këtij riti fetar?

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Mumja me gjuhën prej floriri

Arkeologët zbulojnë 16 mumje me gjuhët prej floriri, çfarë fshihet pas këtij riti fetar?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Drejtori i Kadastrës Artan Lame

    ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Moti i keq në Selenicë, dëmtohet ura e fshatit Mesaplik, izolohen rreth 100 familje(FOTO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.