Uji i pastër si kristal, rërë e bardhë, muzikë dhe luks. Të gjitha këto i ofrojnë sot Maldivet, një nga destinacionet më të frekuentuara turistike në botë.
Megjithatë, Maldivet, që sot cilësohen me të drejtë si “parajsa në tokë” dikur nuk kanë qenë kështu si sot. Në një artikull CNN sjell udhëtimin e Mohamed Umar “MU” dhe tre shokëve të tij, të cilët në vitin 1972, hapën vendpushimin e parë turistik në Maldive, që quhej “Kurumba”. Kur ai hapi këtë vendpushim, në Maldive nuk kishte asgjë.
Vizitorët e parë ishin kryesisht gazetarë dhe fotografë nga Italia. Edhe pse nuk kishte ende vila dhe avionë, ishte e qartë që Maldivet tashmë po bënin magjinë e tyre. Sot, ka më shumë se 100 vendpushime të shpërndara në më shumë se 1,200 ishuj,Vizitorët e parë ishin kryesisht gazetarë dhe fotografë nga Italia. Edhe pse nuk kishte ende vila dhe avionë, ishte e qartë që Maldivet tashmë po bënin magjinë e tyre. Sot, ka më shumë se 100 vendpushime të shpërndara në më shumë se 1,200 ishuj.