Tiranë- Spitalet bien dakord që duke nisur nga 18 nëntori të ulin me 30% çmimin, duke e zbritur atë në 8500 lekë.
Ky vendim merret is pasojë e situatës aktuale me COVID-19 në vendin tonë, vendimi do të nis zbatimin nga data 18.11.2020, duke ulur çmimin e testit PCR në 8500 lekë.
“Duke marrë shkas nga ecuria e situatës epidemiologjike në vend, e cila ditët e fundit është shoqëruar me rritjen të numrit të personave të prekur nga infeksioni COVID-19, në cilësinë e përfaqësuesve të autorizuar të: “Laboratorit American Hospital, Dega 2/ “Intermedica Center/ Genius Lab/ Noval Giagnostic/ si struktura të licencuara dhe të njohura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për kryerjen e testit “Real Time PCR”, për Sars Covid2, për arsye administrative bazuar në kërkesat e përsëritura të MSH, angazhohemi për të ulur çmimin e testit PCR, me 30%, unifikim të tij në vlerën 8500 lekë, duke filluar nga data 18.11.2020, si dhe vijimin e bashkëpunimit të mëtejshëm me kapacitetet tona në mbështetje të kësaj pandemie.”