Itali- Një lajm i trishtë për sportin italian u raportua këtë mëngjes. Ndarja nga jeta e legjendës së futbollit italian, Paolo Rossi.
Paolo Rossi prej kohësh luftonte me një sëmundje të rëndë, që i mori jetën dhe u nda nga jeta në moshën 64- vjeçare.
Italiani i cili lindi në Prato do të jetë i paharrueshëm për shkak të botërorit të vitit 1982, vit kur ai do të konsiderohej si hero pasi shënoi 6 gola dhe fitoi ”Këpucën e Artë”, ”Topin e Artë”, si dhe çoi trofeun e kupës së botës në shtëpi.