• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Stambolli, Egjipti dhe Dubai, vendet ku shqiptarët pushuan gjatë 2020/ Pse agjencitë turistike rrezikojnë falimentime masive nga pandemia?

27/02/2021
in Ekonomi
0
Stambolli, Egjipti dhe Dubai, vendet ku shqiptarët pushuan gjatë 2020/ Pse agjencitë turistike rrezikojnë falimentime masive nga pandemia?

Tregu i agjencive turistike u godit rëndë nga pandemia, duke rezultuar në falimentime masive, në rastin më të keq, apo në largime nga puna, në rastin më të mirë. Operatorët e tregut pohojnë se për vitin 2021, presin sërish të jenë në përpjekje për mbijetesë.

Turizmi i brendshëm nuk i shpëtoi financat e tyre, ndaj vëmendja është fokusuar te vera dhe destinacionet alternative që mund të shfrytëzohen. Për shkak të kufizimeve me Europën dhe shumë vende të tjera, shqiptarët kthyen në trend për pushimet e tyre vende si Turqia, Dubai e Egjipti, ndërsa brenda vendit, interesi më i madh ishte për Korçën e Pogradecin. Situata e pandemisë dhe zgjedhjet e 25 prillit e kanë bërë të paqartë horizontin për këto biznese të cilat janë në pritje.

Pandemia e COVID-19 po duket si një fund pa fund, në kushtet kur programet e vaksinimit po ecin ngadalë, kurse variante të reja të virusit lakohen jo pak herë. Në këtë situatë, biznesi është pesimist në parashikime, duke u mjaftuar vetëm me shpresën se edhe në vitin 2021 do të mbijetojë.

Një pritshmëri të tillë ka, pak a shumë, edhe tregu i agjencive turistike, një nga më të goditurit gjatë vitit 2020. Operatorët e tregut mendojnë se heqja e plotë e kufizimeve dhe kthimi në normalitet është ende larg dhe se ky vit e ka të paqartë rrjedhën që do të marrë. Në këndvështrimin e tyre, ecuria e shifrave, jo vetëm në vend, por edhe jashtë, si dhe situata zgjedhore do të jenë përcaktues të fatit që do të ketë ky grup biznesi. Në një kohë normale, agjencitë do të kishin marketuar destinacione të reja, si dhe do të kishin paguar garancitë për hotelet për pushimet e verës. Po sot? Sot kanë zgjedhur të presin.

Agjencitë, mes falimentimeve dhe largimeve nga puna, shitjet rënie drastike

Mbijetesa në një treg ku qarkullimi u ul në maksimum ishte e vështirë në vitin 2020. Shumë prej agjencive nuk mbijetuan dhe shpallën falimentimin, ndërsa të tjera kanë aplikuar shkurtime të shpenzimeve aty ku munden. Sipas operatorëve të tregut, një pjesë po punojnë nga shtëpia duke u shërbyer atyre pak klientëve që kanë, ndërsa të tjerë kanë bërë shkurtime stafi.

Qarkullimi i agjencive në vitin 2020 ra në mënyrë dramatike dhe shpresat për rikuperim në këtë vit mbeten të paqarta.

Deri para krizës agjencitë turistike ishin në lulëzim

Deri në fund të vitit 2019, në vend kishte 1,259 agjenci turistike, sipas të dhënave të INSTAT. Numri i tyre ishte rritur me shpejtësi vitet e fundit pas interesit të shtuar turistik për Shqipërinë. Në raport me vitin 2013, agjencitë turistike u shtuan me 53%, teksa dhe zgjeruan aktivitetin në shërbimet për turistët që vinin nga jashtë dhe atyre që udhëtonin brenda vendit. Shumë agjenci të reja filluan të ofronin guida turistike, kryesisht për në veri të vendit.

Turqia, Egjipti dhe Dubai kthehen në trend, brenda vendit kryeson Korça dhe Pogradeci

Në vitin 2021, agjencitë mendojnë se Turqia dhe Egjipti do të jenë destinacionet kryesore ku do të ketë paketa aktive për rezervime, ndërsa situata me fqinjin tonë, Greqinë, mbetet e paqartë. Agjencitë turistike dhe strukturat holeliere në këtë vend nuk kanë asnjë komunikim duke mos dhënë data se kur do të rikthehen dhe hapin dyert.

Tendenca drejt Turqisë dhe Egjiptit nuk është krejtësisht e re. E para ka shërbyer tradicionalisht si një destinacion veror, me paketa ‘all inclusive’ (të gjitha të përfshira) ndërkohë që u bë edhe më i dashur gjatë shtatorit-tetorit e nëntorit kur ishte i vetmi vend ku mund të shkoje, pasi nuk kishte kufizime.

Egjipti, nga ana tjetër, që po e merr veten vit pas viti nga pasojat e “Pranverës Arabe”, është një tjetër paketë me konceptin ‘all inclusive’.
Lidhur me destinacionet trend brenda vendit, shqiptarët kanë zgjedhur Juglindjen.

Monitor.al

Tags: agjensite turistikealbanewsdestinacionet e preferuara te shqiptareveudhetimet gjate 2020
Previous Post

‘Bëni kujdes! Këto janë kohë vështira për ju’, horoskopi i Paolo Fox për datën 27 shkurt 2021

Next Post

Temperaturat e larta do na shoqërojë edhe në fundjavë, parashikimi i motit për sot dhe nesër

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT

Temperaturat e larta do na shoqërojë edhe në fundjavë, parashikimi i motit për sot dhe nesër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • VOTO numrin 3/ Deputeti Vullnet Sinaj kandidon për mandatin e dytë: Vlora nuk ndalet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë po i pengon Suedinë dhe Finlandën të hyjnë në NATO?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.