Tiranë- Studentët e Universitetit të Tiranës i janë drejtuar me një peticion Ministrive të Shëndetësisë dhe Arsimit ku kërkojnë hapjen e auditoreve për seminaret, praktikat dhe laboratorët.
Peticioni i është dërguar edhe kreut të qeverisë Edi Rama. Studentët thonë se janë pyetur të gjithë studentët përmes portalit “Studentët Denoncojnë” ku 80% e tyre kërkojnë hapjen e Universiteteve.
Ata theksojnë se me hapjen e tyre do të respektohen edhe masat anti-COVID të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë.