• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Studimi: Kategoria e njerëzve më e rrezikuar për simptoma të rënda të Covid-19

17/11/2020
in Aktualitet, Botë, Sociale
0
Studimi: Kategoria e njerëzve më e rrezikuar për simptoma të rënda të Covid-19

Një grup shkencëtarësh ndërkombëtarë që studiojnë diabetin thotë se pandemia COVID-19 ka nxjerrë në pah se sa më të rrezikuar janë njerëzit me këtë sëmundje ndaj virusit. Në një raport të këtij grupi të publikuar me rastin e ditës botërore për diabetin (14 nëntor), thuhet se diabetikët kanë dy herë më shumë gjasa të përjetojnë simptoma të rënda, ose vdekje nga COVID-19.

Dietat në mbarë botën mund të ndryshojnë, por në një numër vendesh në rritje mbipesha, keq-ushqyerja dhe ndryshimi i stilit të jetesës po çojnë në rritjen e numrit të njerëzve me diabet.

Sipas një studimi të ri, pjesa dërrmuese janë me diabet të tipit 2, i cili rezulton nga përdorimi joefikas i insulinës në trup.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se ky lloj diabeti është kryesisht rezultat i mbipeshës dhe pasivitetit fizik.

Sipas studimit 463 milionë njerëz në botë kanë diabet. Tetëdhjetë përqind e tyre janë nga vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Studimi thotë se vitin e kaluar 4.2 milionë njerëz vdiqën si rezultat i gjendjes dhe komplikimeve që vijnë nga sëmundja.

Tani shkencëtarët thonë se ekziston një lidhje e qartë midis sëmundjes dhe COVID-19.

Autorja e studimit, Juliana Chan thotë se rritja e rrezikut të COVID-19 për diabetikët është e qartë.

“Nëse marrim si shembull Britaninë, pesë për qind e njerëzve kanë diabet. Por mes atyre që vdesin nga COVID, një e treta janë diabetikë. Pra niveli i komplikacioneve është i lidhur ngushtë me sëmundjen” thotë Juliana Chan, drejtore e Institutit të Hong Kongut për Diabetin dhe Mbipeshën.

Bashkautori i studimit është profesori Rury Holman nga Universiti i Oksfordit.

“Një nga zbulimet kryesore të studimit ishte se mes faktorëve të tjerë të rrezikut për COVID-in është niveli i lartë i glukozës në gjak, që gjithashtu e përkeqëson situatën. Nëse do të përmirësonim nivelet e glukozës, mund të zvogëlojmë rrezikun për njerëzit me diabet që preken nga COVID-i”.

Studiuesit Chan dhe Holman janë mes 44 specialistëve të diabetit që kanë krijuar udhëzues për kujdesin ndaj sëmundjes.

“Ka kaq shumë prova që tregojnë se nëse mund të zvogëlojmë faktorët e rrezikut tek këta individë, duke ulur presionin e gjakut, glukozën, kolesterolin, përdorimin e ilaçeve thelbësore dhe gjithashtu duke siguruar që kemi sistemin e duhur për të edukuar këta individë dhe për të siguruar që ata kanë kujdes të vazhdueshëm, komplikimet shkatërruese të diabetit siç janë sëmundja e zemrës, goditja në tru, dështimi i veshkave dhe në një farë mase kanceri mund të ulen me më shumë se 20 deri në 60 për qind, “thotë zonja Chan.

Sipas studimit ndërsa vendet ulin nivelin e varfërisë, zakonet e të ngrënit dhe mënyra e jetesës mund të ndryshojnë duke rritur kështu rrezikun e diabetit.

Por vendet në zhvillim shpesh nuk kanë shërbime shëndetësore për të adresuar këto rreziqe.

Raportet e fundit kanë treguar se grupet e pakicave etnike dhe ato me ngjyrë kanë më shumë të ngjarë të preken nga COVID-19 sepse diabeti është një komplikacion shëndetësor ekzistues.

“Qartësisht, është një problem biologjik. Këta njerëz kanë një difekt biologjik pasi nuk mund të përballojnë glukozën me efektshmëri, dhe kjo prirje shfaqet qartë në zonat më të urbanizuara”, thotë zonja Chan citon VOA.

Raporti thotë se udhëzimet e identifikuara nga specialistët janë të efektshme për të përballuar koston nëse merren parasysh triliona dollarët e shpenzuar për komplikacionet që vijnë nga diabeti.

Tags: albanewscovid19 ne shqiperi
Previous Post

E rëndë/ Fëmija 4-vjeçar kafshohet nga qentë

Next Post

Automjeti Smart përplaset me BMW-në, plagosen dy vajza

Related Posts

Arrestohet në Holandë trafikanti i drogës i njohur si “El Chapo i Azisë”

Arrestohet në Holandë trafikanti i drogës i njohur si “El Chapo i Azisë”

23/01/2021
Fluks i automjeteve në Dardhë gjatë fundjavës, bllokohet rruga

Fluks i automjeteve në Dardhë gjatë fundjavës, bllokohet rruga

23/01/2021
Belgjika merr masa të rrepta, anulohen fluturimet deri në 1 mars, kryeministri: Udhëtimet do të mbahen vetëm për raste urgjente

Belgjika merr masa të rrepta, anulohen fluturimet deri në 1 mars, kryeministri: Udhëtimet do të mbahen vetëm për raste urgjente

23/01/2021
Sherr me thika në Vlorë! 30 adoleshentë konfliktohen mes njëri-tjetrin

Sherr në Vlorë, plagoset me thikë një person

23/01/2021
Manastirliu: Parapaguam 3.9 milion dollarë te COVAX, Shqipëria është në dritaren e parë të sigurimit të dozave të vaksinës

Manastirliu: Parapaguam 3.9 milion dollarë te COVAX, Shqipëria është në dritaren e parë të sigurimit të dozave të vaksinës

23/01/2021
Qëndrojnë të larta shifrat e të infektuarve në Shqipëri, 786 raste të reja dhe 8 viktima në 24 orët e fundit

Qëndrojnë të larta shifrat e të infektuarve në Shqipëri, 786 raste të reja dhe 8 viktima në 24 orët e fundit

23/01/2021
Next Post
ambulance

Automjeti Smart përplaset me BMW-në, plagosen dy vajza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Vrasja e Klodian Rashës/ Gjykata merr sot vendimin për efektivin e “Shqiponjave”,

    Në gjendje të rëndë psikologjike, polici dëshmon në Gjykatë: Kam vrarë një njeri, merrni çfarë mase të doni… kjo që më ndodhi mua të mos i ndodhë askujt

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shtrëngohet ora policore, Shqipëria mbyllet në orën 20:00

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Dhimbje dhe lot, përcillet për në banesën e fundit Klodian Rasha

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Publikohen pamjet nga momenti i vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ky është Klodian Rasha, 25-vjeçari që u qëllua për vdekje nga polici në mesnatë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji

Lajmet e fundit:

Vetëvendosje dorëzon ankesën në PZAP për certifikimin e listës për deputetë

Vetëvendosje dorëzon ankesën në PZAP për certifikimin e listës për deputetë

23/01/2021
Arrestohet në Holandë trafikanti i drogës i njohur si “El Chapo i Azisë”

Arrestohet në Holandë trafikanti i drogës i njohur si “El Chapo i Azisë”

23/01/2021
Mbetet i lartë numri i viktimave nga COVID-19 në Greqi, 24 persona ndërrojnë jetë në 24 orët e fundit

Mbetet i lartë numri i viktimave nga COVID-19 në Greqi, 24 persona ndërrojnë jetë në 24 orët e fundit

23/01/2021
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.