Greqi- Sinoptikanët kanë parashikuar që Ballkani do të goditet nga një stuhi e quajtur “Leandro”. Kjo stuhi ka sjellë uljen e menjëhershme të temperaturave në Greqi.
Për shkak të temperaturave të ulëta dhe ngricës, me vendim të kryetarëve të njësive rajonale të Kozani, Florina, Kastoria dhe Grevena, kopshtet dhe shkollat të hënën, 18 janar, do të qëndrojnë të mbyllura.
Moti i keq ka goditur edhe pjesën perëndimore të Europës, ku reshjet e dëborës kanë mbuluar Parisin, Brukselin e shumë qytete të tjera. Ky mot vjen fill pas stuhisë “Filomena” që goditi Spanjën pak ditë më parë.