Papa Françesku tha të shtunën se njerëzit që punojnë kundër demokracisë duhet të dënohen, kushdo që të jenë ata, dhe se mësime duhet të nxirren nga sulmi i kësaj jave në Kapitolin e SHBA nga mbështetësit e Presidentit Donald Trump.
“Unë u habita, sepse amerikanët në tërësi janë njerëz kaq të disiplinuar në demokraci,” tha Papa për kanalin italian të lajmeve Canale 5 në komentet e tij publike mbi ngjarjet. “Gjithmonë ka diçka që nuk po funksionon … (me) njerëzit që marrin një rrugë kundër komunitetit, kundër demokracisë, kundër së mirës së përbashkët”, tha Papa.