• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Tabela me çmimet; Rekord Jali dhe Palasa, më lirë Velipoja dhe Shëngjini, Durrësi për të gjithë

25/07/2022
in Ekonomi
0
Tabela me çmimet; Rekord Jali dhe Palasa, më lirë Velipoja dhe Shëngjini, Durrësi për të gjithë

Çmimet këtë verë janë rritur në tërësi në bregdetin shqiptar. Kjo rritje varion nga zona në zonë, por luhatet mes 10-50%. Diku ndryshimet janë të justifikuara nga kostot dhe për këtë janë të vetëdijshëm të gjithë, diku rol ka dhënë edhe nga kërkesë/oferta e në disa raste, rritja cilësohet si e pabazuar.

Por si kanë ndryshuar çmimet në raport me një vit më parë dhe cilat janë destinacionet më të lira dhe më të shtrenjta këtë verë në Shqipëri?

Destinacionet më të lira, edhe këtë vit, sikurse një vit më parë vijojnë të mbeten Velipoja dhe Shëngjini. Për çmimet mesatare të poshtme, rritja nga viti 2021 në vitin 2022 është me 25%, ndërkohë për mesataren e sipërme kjo rritje është rreth 15% për Velipojën dhe rreth 20% për Shëngjinin.

Gjithsesi ajo që duhet theksuar për këto dy rajone është fakti që hotelet me çmime mesatare relativisht të larta kanë të përfshira paketa me mëngjes dhe darkë, duke justifikuar disi rritjen por edhe duke tentuar që të bëhen tërheqëse për turistët, si një alternativë ekonomike.

Çmimi mesatar i poshtëm për një dhomë dyshe në periudhën e fundkorrikut apo gushtit luhatet në 35 euro. Një vit më parë, ky çmim ishte 25 euro. Kjo rritje me thuajse 40% duket se lidhet më shumë sipas tur-operatorëve me rritjen e kërkesës sesa me kostot. Hotelet luksozë në këtë zonë, ndërkohë kanë rritur çmimet me rreth 15% dhe një pjesë e tyre kanë të përfshirë edhe paketa ose vetëm mëngjes.

Durrësi është ndër të paktët destinacione për shkak edhe të kapaciteteve të konsiderueshme akomoduese, por edhe apartamenteve private që ofron mundësi zgjedhjeje për të gjithë, si për pushimet ekonomike ashtu edhe për ato luksoze.

Në Vlorë hotelet që ofrojnë çmime të mesatares së poshtme nuk e kanë ndryshuar këtë në raport me një vit më parë. Pra nëse në 2021, një dhomë dyshe e lirë mund të gjendej për 35 euro, aq mund të sigurohet edhe këtë vit. Ai që ka ndryshuar është çmimi për mesataren e sipërme që shkon deri në 200 euro, ku në raport me një vit më parë, është me një rritje rreth 35%.

Jugu mban rekordin e çmimeve të kripura, por kjo lidhet edhe me faktin që në disa destinacione, nuk kemi të bëjmë me hotele tipike por me vila. Në Palasë, një vilë ku mund të akomodohen më shumë se 7 persona, mund të gjendet edhe për 450 euro/nata kurse një vit më parë, ishte 280 euro/nata. Nga ana tjetër në Jal, çmimet mesatare të poshtme kanë mbetur njëlloj në 60 euro ndërkohë që çmimet e mesatares së sipërme shkojnë në ditë të caktuara edhe 350 euro nata, nga 280 euro një vit më parë.

Në Sarandë çmimet për hotelet mesatare të konsideruara të lira janë rritur me 10%, ndërsa për mesataren e sipërme me 15%.

Sa i takon shezloneve Velipoja, Shëngjini dhe Durrësi kanë çmimet më të lira ku dominon kryesisht ai 500 lekë por te dy destinacionet e para mund të gjesh edhe më lirë, madje për klientët e hoteleve që kanë edhe plazh, ato janë falas.

Ndërkohë që në Jug, në përgjithësi, çmimet luhaten mes 1000 dhe 2000 lekë. Nuk mungojnë as raste përjashtues, me çmime më të shtrenjta por kjo lidhet me plazhe ekskluzivë ose zona të cilësuara si “prive”.

Marrë nga Monitor.al

Tags: albanewsbregdeti shqiptarcmimetturizem
Previous Post

Ndryshon kabineti qeveritar, ikën Ahmetaj si Zv. kryeministër, emërohet Balluku

Next Post

“Hijeshia juaj po arrin pikun maksimal”/ Horoskopi ditor, e hënë 25 korrik 2022

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Horoskopi nga Paolo Fox

"Hijeshia juaj po arrin pikun maksimal"/ Horoskopi ditor, e hënë 25 korrik 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • “REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

    COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.