TAJVAN-Dy tërmete të fuqishme goditën Tajvanain Lindor mbrëmjen e djeshme me madhësi 5.8 dhe 6.2 ballë. Instituti meterologjik i ishullit nuk ka raportuar akoma rreth dëmeve të mundshme.
Tërmeti i parë goditi kryeqytetin Taipei, me epiqendër në Qarkun Hualien në një thellësi prej 15 kilometrash.
Tërmeti i dytë ishte gjithashtu me epiqendër në Hualien në një thellësi prej 14 kilometrash dhe goditi rreth tre minuta pas të parit, raportojnë mediat në Tajvan.
![](https://dosja.al/wp-content/uploads/2021/04/1280x960_109048095577.jpg)
Tajvani ka shtrirje gjeografike në afërsi të dy pllakave tektonike prandaj tërmetet janë të zakonshme në këtë ishull. Tërmeti i fundit fatal në Tajvan ka qenë në vitin 2016 ku vdiqën 100 njerëz e ndërsa një tjetër në 1999 vrau më shumë se 2000 njerëz.