Vlorë- Kandidat për deputet në qarkun e Vlorës deputeti Vullnet Sinaj vijon takimet në fshatrat e zonës së lumit të Vlorës. Ditën e djeshme ka zhvilluar takimet me banorët e Kotës.
I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Selenicës, Pëllumb Binaj, kryetari i Partisë Socialiste të Selenicës, Nertil Bellaj dhe drejtuesin politik të PS, Damian Gjiknuri së bashku me banorët e zonës, deputeti Sinaj ndau mendimet mbi sukseset e deritanishme në këtë zonë, duke folur edhe për sukseset që do të realizohen në të ardhmen.
Në faqen zyrtare të Facebook, Sinaj publikon foto nga takimet ku shprehet se mandati i tretë do të vijojë të mbështesë më tej projektet që do të garantojnë të ardhmen e përbashkët të zonës.
“Sot në takimin e hapur dhe të ngrohtë në Kotë, në prani të drejtuesit politik të PS për qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri, kryetarit të bashkisë së Selenicës, Pëllumb Binaj dhe kryetarit të PS-së së Selenicës, Nertil Bellaj. Angazhim i plotë i komunitetit për mbështetjen e projekteve që po vazhdojnë në zonën e lumit të Vlorës, në gjithë qarkun, por dhe në mbarë Shqipërinë. Në fjalën time theksova nevojën për të garantuar të ardhmen e përbashkët, përmes votës për mandatin e tretë për kryeministrin Edi Rama. Shqipëria nuk do të gabojë dhe nuk do të riciklojë ata përfaqësues politikë, që jo vetëm i kanë futur shkopinj nën rrota reformës në drejtësi, por kanë mbajtur peng zhvillimin e vendit.”– shprehet deputeti Sinaj.
![May be an image of 2 people, people standing and people sitting](https://scontent.ftia9-1.fna.fbcdn.net/v/t1.0-9/165783257_3780783182030395_4872427651830554695_n.jpg?_nc_cat=109&ccb=1-3&_nc_sid=730e14&_nc_ohc=QP3kBjB4AUEAX-n_uR_&_nc_ht=scontent.ftia9-1.fna&oh=aa631db6731c2a55d653ad19acb88278&oe=60858F58)
![May be an image of one or more people, people sitting, people standing and outdoors](https://scontent.ftia9-1.fna.fbcdn.net/v/t1.0-9/165564936_3780783385363708_8890748190682596037_n.jpg?_nc_cat=106&ccb=1-3&_nc_sid=730e14&_nc_ohc=RHJ7nNFWKsEAX-U_JE1&_nc_ht=scontent.ftia9-1.fna&oh=670752f389054aae715fb4eda4d1730e&oe=6086215B)
![May be an image of 3 people, people standing and outdoors](https://scontent.ftia9-1.fna.fbcdn.net/v/t1.0-9/165391663_3780783628697017_1925174149362651129_n.jpg?_nc_cat=106&ccb=1-3&_nc_sid=730e14&_nc_ohc=WcgYqjWZycwAX_C_eBe&_nc_ht=scontent.ftia9-1.fna&oh=caac547efde71aae1b28d39e61d7461f&oe=60862246)
![May be an image of 6 people, people sitting, people standing and road](https://scontent.ftia9-1.fna.fbcdn.net/v/t1.0-9/165365581_3780784525363594_2748632648356690116_n.jpg?_nc_cat=106&ccb=1-3&_nc_sid=730e14&_nc_ohc=aWXGxJEibYsAX86iG8X&_nc_ht=scontent.ftia9-1.fna&oh=abb76ee715e7fba6fc7204eb6db11ee8&oe=608483D1)
![May be an image of 1 person, beard, sitting and outdoors](https://scontent.ftia9-1.fna.fbcdn.net/v/t1.0-9/165582166_3780785382030175_2927933129653769686_n.jpg?_nc_cat=110&ccb=1-3&_nc_sid=730e14&_nc_ohc=XhyvpgwXulEAX--aAJX&_nc_ht=scontent.ftia9-1.fna&oh=ec3efecb6116eb502eb6ad71d87e895d&oe=608326E6)