Ministri i Jashtëm serb Nikolla Selakoviç ka komentuar takimin mes Presidentit Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministrit Albin Kurti. Gazeta Ekspress shkruan se Selakoviç, i cili gjithashtu ishte pjesë e delegacionit të Vuçiç për tu takuar me Kurtit, tha se Kosova i vendosi palës serbe ‘mur’, me të cilin nuk mund të bie dakord për asgjë.
“Unë kujtoj negociatat tetë vjet më parë, kështu që unë mund të konfirmoj atë që tha presidenti, se unë kurrë nuk kam marrë pjesë në një takim si ky, që do të thotë se kemi pasur një mur nga përfaqësuesit e Prishtinës të cilët nuk dëshironin ndonjë marrëveshje”, tha Selakoviç.