• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Talibanët marrin Gaznin, një hap më pranë Kabulit

13/08/2021
in Botë
0
Talibanët marrin Gaznin, një hap më pranë Kabulit

Kryengritësit talibanë morën të enjten qytetin strategjik të Gaznit, duke u afruar një hap më pranë kryeqytetit të vendit, Kabul.

Forcat e qeverisë afgane janë përpjekur t’i rezistojnë avancimit të kryengritësve, por pa sukses. Deri tani talibanët kanë nën kontroll të paktën 10 nga 34 kryeqytetet e provincave të vendit.

Gazni, kryeqyteti i provincës me të njëjtin emër, ndodhet në rrugën e rëndësishme që lidh Kabulin me Kandaharin dhe gjithashtu me provincat në jug të vendit, ku talibanët kanë pasur tradicionalisht mbështetjet të madhe.

Governatori ‘dorëzohet’

Nasir Faqiri, kreu i këshillit provincial, komentoi në Twitter se të enjten në mëngjes guvernatori i provincës Gazni, Daud Laghmani kishte arritur një marrëveshje kapitullimi me talibanët, para se të largohej nga provinca drejt Kabulit së bashku me zyrtarë të tjerë.

Një zëdhënës i ministrisë së brendshme afgane më pas konfirmoi për gazetarët se zoti Laghmani dhe ndihmësit e tij ishin arrestuar nga forcat e sigurisë dhe po dërgoheshin në Kabul dhe se ishte hapur një proces hetimor lidhur me zërat se ata e kishin dorëzuar qytetin tek talibanët.

Me rënien e Gaznit pa luftë, opsioni ushtarak merr fund. Talibanët janë tek dyert e Kabulit. Ka rëndësi jetike të shmanget beteja në kryeqytet,” tha Torek Farhadi, ish-këshilltar dhe analist për qeverinë afgane.

Dalin nga Burgu

Banorët njoftuan të enjten se nuk ka pasur ndërprerje në luftime në dy kryeqytetet provinciale, Kandahar dhe Lashkar Gah në jug të vendit.

Talibanët morën nën kontroll burgun qendror në Kandahar gjatë luftimeve natën dhe liruan të burgosurit.

Majori Mohammad Sadiq Esa, zëdhënës i kontigjentit rajonal ushtarak, tha për Zërin e Amerikës se burgu kishte qenë nën sulmet e talibanëve që të mërkurën, por pa ofruar hollësi të tjera.

Një roje sigurie tha për Zërin e Amerikës, duke kërkuar të mos identifikohej me emër, se rojet e burgut e kishin dorëzuar objektin tek talibanët, duke krijuar kushtet për lirimin e 3000 të burgosurve. Ndër ta thuhet se ka një numër të madh kriminelësh të rrezikshëm, përfshirë edhe operativë të talibanëve.

Luftimet në Kandahar, qyteti i dytë më i madh në vend, si dhe në Lashkar Gah kanë detyruar kompanitë e telefonisë celulare të ndërpresin operacionet, duke shtuar problemet e popullatës që gjendet e bllokuar në mes të zjarrit dhe pa mundësi për të kontaktuar të afërmit.

Reagimi amerikan: Afganët kanë mbi supe të ardhmen e tyre

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby tha në komentet për gazetarët se SHBA janë në dijeni të situatës së sigurisë në Afganistan:
“Ne tani jemi përqëndruar në mbështetjen për forcat afgane në terren dhe, kur e shohim të mundshme dhe të dobishme, t’i mbështesim nga ajri; po ashtu jemi të përqendruar tek tërheqja në një mënyrë të rregullt dhe të sigurtë. Procesi po ecën sipas planit për të përmbyllur tërheqjen brenda muajit,” tha zoti Kirby.

I pyetur në lidhje me qëndrimin e Presidentit afgan, Ghani, zëdhënësi i Pentagonit tha: “Ne nuk do t’i ofrojmë atij receta mbi mbrojtjen e vendit. Ky është atdheu i tij. Ai është komandant i përgjithshëm. Në këtë situatë, vullneti politik që do të tregojë ai (Presidenti Ghani) mund të ndikojë shumë,” tha zëdhënësi Kirby.

Talibanët kanë kërkuar prej kohësh dorëheqjen e presidentit Ghani, në mënyrë që të ketë përparim në bisedimet e paqes, por ai këmbëngul se është udhëheqësi legjitim i vendit.

SHBA evakuon personelin diplomatik

Departamenti amerikan i Shtetit konfirmoi të enjten se Shtetet e Bashkuara po ulin numrin e personelit diplomatik në Afganistan, duke lënë në Kabul vetëm “personelin jetik diplomatik” pas përkeqësimit të fundit të situatës së sigurisë në atë vend.

“Ambasada jonë mbetet e hapur dhe misioni ynë diplomatik do të vazhdojë,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price në konferencën e rregullt për shtyp të enjten.Ai shtoi se ambasada do të vazhdojë funksionet në të njëjtën ndërtesë, pasi u pyet nga gazetarët nëse ka plane për ta zhvendosur personelin që do të qëndrojë në Afganistan.

Ndërkohë, për të ndihmuar evakuimin e personelit diplomatik nga ambasada në Kabul, Shtetet e Bashkuara po dërgojnë 3000 trupa shtesë.

Një zyrtar amerikan konfirmoi se trupat do të ofrojnë mbështetje nga ajri dhe toka në procesin për transportimin e diplomatëve në aeroportin e Kabulit. Zyrtari foli me kusht që të mos identifikohej me emër, pasi planet nuk janë bërë ende publike.

Vendimi për të reduktuar në maksimum numrin e personelit diplomatik në Kabul reflekton humbje besimi nga administrata e Presidentit Biden në aftësinë e qeverisë afgane për të ofruar mbrojtjen e nevojshme për misionin diplomatik amerikan në Kabul, ndërkohë që talibanët vazhdojnë përparimin dhe kanë marrë gjatë ditëve të fundit një numër qytetesh të rëndësishme.

Pentagoni ka mbajtur 650 trupa në Afganistan për të ofruar siguri shtesë për misionin diplomatik amerikan. Zyrtari tha se trupat shtesë si dhe mjetet fluturuese do të sillen nga jashtë Afganistanit për të ndihmuar evakuimet.

Gjendja e sigurisë ka pësuar një rënie precipituese prej disa muajsh në Afganistan, që kur Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja bënë të ditura planet për tërheqje të plotë nga ky vend. Megjithë keqësimin e situatës, as Shtëpia e Bardhë dhe as Pentagoni nuk duken të gatshëm të ndalin keqësimin e mëtejshëm me një rishikim të planeve.

Presidenti Biden e ka bërë të qartë se nuk ka për synim të ndryshojë vendimin që mori pranverën e kaluar. Ndërkohë që janë larguar pjesa më e madhe e trupave amerikane nga Afganistani, talibanët kanë përshpejtuar operacionet.

Megjithëse talibanët nuk kanë mbështetje nga ajri dhe janë më të paktë në numër se ushtarët vendas që janë stërvitur e pajisur nga Shtetet e Bashkuara, ky grup ekstremist ka arritur të avancojë me shpejtësi rrufe.

Ambasada amerikane në Kabul paralajmëroi të enjten amerikanët që ndodhen në Afganistan të largohen menjëherë. Ky ishte paralajmërimi i dytë që nxjerr ambasada që të shtunën.

Ndërkaq, zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby tha se afganët kanë ende kohë të shpëtojnë vendin nga disfata përfundimtare.

“Nuk ka përse shkon drejt disfatës. E gjitha varet nga udhëheqja politike e ushtarake që mund të mobilizojnë vetë afganët për ta përmbysur këtë situatë”.

Një mesazh të ngjashëm kishte edhe Presidenti Biden këtë javë kur tha “Afganët duhet të luftojnë për veten dhe për vendin e tyre”.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta mbështesin ushtrinë afgane me goditje të kufizuara ajrore, por këto përpjekje nuk kanë dhënë rezultat deri tani. Më 31 gusht Shtetet e Bashkuara pritet të mbyllin zyrtarisht praninë e tyre ushtarake në Afganistan./VOA/

Tags: albanewsgaznitalebanet
Previous Post

Çfarë bën Lori Hoxha kur dëshiron të humbasë disa kilogramë në pak kohë?

Next Post

Pas arrestimit në Mykonos, lihet i lirë bashkëshorti i Angela Martinit

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Arrestohet në ishullin luksoz në Greqi bashkëshorti i Angela Martinit

Pas arrestimit në Mykonos, lihet i lirë bashkëshorti i Angela Martinit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Sino Llanaj

    Plagosja e biznesmenit Sino Llanaj/ Arrestohen 5 persona, pranga edhe ortakut Allmuça

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ngrirja e qafës dhemb: ka një mënyrë mjaft natyrale për të zgjidhur si problem

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Skemë kontrabande me shitjet online në Tiranë/ Evazion fiskal miliona euro, 15 të arrestuar

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.