• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Të ardhurat e bankave nga komisionet arrijnë nivelin më të lartë të dekadës së fundit

16/11/2021
in Ekonomi
0
Të ardhurat e bankave nga komisionet arrijnë nivelin më të lartë të dekadës së fundit

Të ardhurat e bankave nga komisionet këtë vit kanë arritur një nivel rekord.

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në fund të 9-mujorit, të ardhurat e sektorit bankar nga zëri i komisioneve dhe gjobave arritën vlerën e pothuajse 9.8 miliardë lekëve ose gati 80 milionë eurove. Vlera e të ardhurave nga komisionet është rritur me 25% krahasuar me një vit më parë dhe ka arritur nivelin më të lartë të dekadës së fundit dhe, me shumë të ngjarë, nivelin më të lartë historik (statistikat ofrojnë të dhëna vetëm duke filluar nga viti 2010).

Vitin e kaluar, komisionet ishin një nga zërat që u goditën më shumë nga kriza e pandemisë. Kjo rënie u ndikua sidomos nga periudha tremujore e mbylljes së ekonomisë, që solli frenim të aktivitetit ekonomik dhe të shumicës së transaksioneve të pagesave. Nga ana tjetër, vetë bankat u detyruan të punojnë me orare të shkurtuara dhe me staf të kufizuar. Gjithashtu, Banka e Shqipërisë vendosi përkohësisht edhe heqjen e komisioneve për pagesat e kryera nga kanalet elektronike, me qëllim lehtësimin e transaksioneve në distancë. Të gjithë këta faktorë ndikuan në një ulje drastike dhe të ardhurat nga komisionet në nivelin më të ulët që prej vitit 2016. Megjithatë, këtë vit rimëkëmbja ka ardhur me ritme shumë të larta, duke ndjekur edhe kthimin në normalitet të aktivitetit ekonomik.

Shtimi i të ardhurave nga komisionet është një nga faktorët që ka ndihmuar në përmirësimin e rezultatit financiar të sektorit bankar. Sipas Bankës së Shqipërisë, për 9-mujorin bankat realizuan një fitim neto në vlerën e 15.9 miliardë lekëve, 48% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Mbështetur në standardet lokale rregullatore të raportimit ky është fitimi më i lartë që prej vitit 2017; ndërsa mbështetur në standardet ndërkombëtare të raportimit financiar fitimi i sektorit bankar këtë vit është në nivelin më të lartë prej më shumë se një dekade.

Sektori bankar shqiptar historikisht ka pasur interesat si burimin kryesor të të ardhurave. Kjo lidhet me faktin që biznesi i bankave mbështetet kryesisht në produkte klasike, si huadhënia apo instrumentet e borxhit financiar. Por, në vitet e fundit ka një tentativë për të diversifikuar bazën e të ardhurave. Kjo pjesërisht është motivuar nga epoka e normave tejet të ulëta të interesit dhe nga rritja e kostove rregullatore.

Në vitet e fundit, ka pasur një tendencë për rritje të komisioneve fikse, kryesisht të atyre të lidhura me mirëmbajtjen e llogarive. Por, nga ana tjetër bankat po eksplorojnë edhe ofrimin e shërbimeve të reja, për të siguruar burime shtesë të ardhurash. Shembuj të tillë janë të ardhurat nga komisionet për shitjen e produkteve të sigurimit, nga shërbimet e lidhura me tregtimin e titujve për klientët, nga shërbimet e depozitarit për fondet e pensioneve dhe të investimeve, etj. Madje, së fundmi banka më e madhe në vend, Banka Kombëtare Tregtare (BKT), mori licencë për ofrimin e shërbimit të investimeve në bursë, nëpërmjet një platforme online. /E.Shehu


Marrë nga Monitor.al

Tags: banka e shqiperisebankatte ardhurat nga komisionet
Previous Post

Transportonin lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, procedohen dy persona në Berat

Next Post

Epidemiologu amerikan mesazh para Krishtlindjeve: Pandemia do të përfundojë, por kjo varet nga ne

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Epidemiologu amerikan mesazh para Krishtlindjeve: Pandemia do të përfundojë, por kjo varet nga ne

Epidemiologu amerikan mesazh para Krishtlindjeve: Pandemia do të përfundojë, por kjo varet nga ne

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.