GREQI- Alarm rreziku është ngritur në Greqi, pasi pesë të burgosur, prej të cilëve katër janë shqiptarë janë arratisur nga burgu i Kretës.
Të dënuar për vrasje, grabitje dhe trafik droge, katër shqiptarët dhe pakistanezi arritën të arratiseshin nga qendra e paraburgimit. Ata ishin transferuar nga burgu i Athinës të shtunën për të vuajtur dënimin në Kretë, por orët e para të mëngjesit të sotëm, arritën të arratiseshin nga paraburgimi.
Nga ai moment alarmi për kapjen e tyre është ngritur në vend!