• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Të dypunësuarit paguan 4 milionë euro shtesë tatim mbi të ardhurat në 2020

19/05/2021
in Ekonomi
0
Të dypunësuarit paguan 4 milionë euro shtesë tatim mbi të ardhurat në 2020

Të dypunësuarit, që kanë pasur të ardhura mbi 2 milionë lekë në 2019-n, krahas ndalesës nga paga gjatë vitit, kanë paguar edhe 4 milionë euro më shumë në 2020-n, kur kanë bërë deklarimin e të ardhurave personale të vitit të mëparshëm.

Shifra është bërë publike në raportin vjetor të Tatimeve, sipas të cilit të ardhurat nga TAP (tatimi i të ardhurave personale) mbi deklaratën individuale të të ardhurave ishin 502.4 milionë lekë, me një rritje prej 37% në raport me vitin e mëparshëm.

Kjo pagesë shtesë vjen, pasi prej disa vitesh, të dypunësuarve që kanë të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë po u kërkohet që në momentin që bëjnë deklarimin vjetor të të ardhurave personale, pagat t’i mbledhin bashkë dhe të llogaritet tatimi si një e vetme. Kjo çon në një rritje të ndjeshme të tatimit që duhet paguar, shpesh me mbi 50%, pasi intervali prej 300 mijë lekë përjashtohet vetëm një herë dhe nga ana tjetër, një pjesë e konsiderueshme e pagës tatohet me 23%. Pas rillogaritjes, individi duhet të paguajë vetëm tatimin shtesë për llogari të tatimeve.

Tatimet kanë bërë të ditur më herët se rreth 12.3 mijë individë kishin të ardhura vjetore më shumë se 2 milionë lekë në vitin 2019, ose rreth 167 mijë lekë në muaj. Nga këta 4.062 janë të dy punësuar për vitin 2019.

Deri në fund të 2019-s, Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) kishte konstatuar se detyrimi i të dy punësuarve me të ardhura mbi 2 milionë lekë për të mbledhur pagat, duke i tatuar si një e vetme nuk është i mbështetur nga baza aktuale ligjore. Konkretisht Kontrolli i lartë i Shtetit, në një auditim që ka bërë që në vitin 2018 në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për përputhshmërinë dhe rregullshmërinë financiare ka gjetur se udhëzuesi që përcakton mbledhjen e dy pagave si një e vetme për personat që kanë të ardhura mbi 2 milionë lekë nuk është i mbështetur në ligjin për tatimin mbi të ardhurat.

Ky ngërç ligjor u zgjidh nga fillimi i vitit 2020, pasi përmes një ndryshimi në ligjin për të ardhurat të miratuar në fund të vitit 2019, që filloi të zbatohet për të ardhurat e 2020-s, të gjithë të dy punësuarit, pa dallim, do të duhet të deklarojnë tatimin mbi pagat (brenda 4 mujorit të parë të vitit pasardhës), duke i llogaritur si një e vetme, në momentin që do të bëjnë deklarimin e të ardhurave vjetore dhe do të duhet të paguajnë tatimin shtesë.

Ndryshimi ligjor bëri që tashmë të gjithë të dy punësuarit detyrohen të bëjnë deklarimin e të ardhurave të 2020-s dhe të rillogarisin dhe derdhin tatimin shtesë. Afati fillestar ishte 30 prilli, por që është shtyrë deri në 30 qershor, për shkak të paqartësive të krijuara te individët që duhet të bënin deklarimin për herë të parë.

Këtë vit duhet të bëjnë deklarim 86 mijë të dypunësuar, pagesa shtesë i kalon 25 mln euro

Janë 88.6 mijë të punësuar, që gjatë vitit 2020 kanë pasur dy punë, të cilët do të duhet të deklarojnë të ardhurat e përfituara në vitin 2020, deri më 30 qershor 2021, pavarësisht nivelit të pagave që kanë pasur.

Deklarimi i të ardhurave bëhet online në faqen e Tatimeve dhe të dhënat e detyrimit për t’u paguar dalin të paraplotësuara.

Kjo do të sjellë automatikisht rritje të tatimit të të ardhurave për këtë kategori, pasi do të përjashtohen vetëm njëherë nga TAP zero deri në kufirin e 30 mijë lekëve dhe nëse të ardhurat e dy pagave i kalojnë 150 mijë lekë në muaj, do të tatohen për diferencën me 23% (duke zbritur tatimin e paguar gjatë vitit).

Shuma minimale që duhet të paguajë një i dypunësuar që ka punuar 12 muaj në dy punë dhe është paguar me pagë minimale prej 26 mijë lekësh është 2,860 lekë në muaj, ose 34320 lekë në vit, ose 280 euro {individi i dypunësuar, i cili ka pasur p.sh., dy paga minimale nga 26 mijë lekë secila do të paguajë minimumi edhe 13% të diferencës prej 22 mijë lekë, (52 mijë lekë-30 mijë lekë)}.

Për të 88.6 mijë të dy apo më shumë punësuarit, shuma shtesë që duhet të derdhet në buxhet (duke llogaritur një pagesë minimale prej 280 eurosh) mund të arrijë në rreth 25 milionë euro.

Ky është një vlerësim i “Monitor” bazuar në shifrën e të dypunësuarve të bërë publike nga tatimet (88,590 të dypunësuar) dhe shumës minimale që duhet paguar nga një i dypunësuar. Por, kjo shifër mund të variojë realisht, pasi një pjesë e të punësuarve kanë paga më të larta sesa ajo minimale dhe një pjesë tjetër mund të mos kenë pasur angazhim në dy punë për të gjithë periudhën vjetore, por vetëm për disa muaj.

Marrë nga Monitor.al

Tags: tatim shtese mbi te ardhurattatimi i të ardhurave personalete dypunesuarit
Previous Post

Të rinjtë, sidomos vajzat deri në 17 vjeç rrezikojnë më shumë për të qenë të varfër

Next Post

Zjarr në tre kate të një pallati në ndërtim në Tiranë

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Zjarr në tre kate të një pallati në ndërtim në Tiranë

Zjarr në tre kate të një pallati në ndërtim në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.