Policia italiane arrestoi një 55-vjeçar shqiptar teksa udhëtonte me makinë gjatë orëve të natës në një zonë periferike në Loreto.
Duke u nisur nga orari i vonë, policia vendosi të kryejë një kontroll në mjetin e tij ku gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 20 gramësh kokainë.
Por hetimet për 55-vjeçarin me iniciale I.C. nuk ndaluan aty. Mbrëmjen e djeshme, autoritetet italiane zhvilluan një kontroll në shtëpinë e tij dhe në disa ambiente që dyshohet se ishin në pronësi të tij.
Nga kontrollet e ushtruara u gjetën dhe u sekuestruan 1 kg hashash të ndarë në 10 pako, 200 gramë kokainë dhe 3500 euro kesh.
Siç shihet, paketimet e lëndës narkotike kishin figurat e personazheve nga seriali i mirënjohur “La casa de papel”.