• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Të rinjtë profesionistë shqiptarë po bëhen milionerë nga puna online për të huajt

14/01/2021
in Ekonomi
0
Faturat online me shtetin nga 1 janari, 335 biznese marrin certifikatën elektronike, procedura e aplikimit

Dorian H. është një i ri shqiptar që ka fituar deri më tani 200 mijë dollarë nga puna online për individë dhe kompani jashtë vendit. Profesioni i tij është i lidhur me zhvillimin e web-eve dhe i shet shërbimet e tij në platformën “upworks” kundrejt një pagesë 75 dollarë për orë.

Është mbresëlënëse se Doriani ende një djalë i ri ka arritur të fitojë shumë para duke jetuar në Shqipëri. Si ai janë edhe qindra të rinj dhe të reja nga Shqipëria që shesin njohuritë e tyre në internet. Fitimet e për punën e tyre online janë të konsiderueshme që shkojnë në mijëra dhe qindra mijë dollarë, në disa raste.

Platforma “Upwork” është një aplikacion që liston për punë online profesionistë nga e gjithë bota. Gjatë periudhës së pandemisë regjistrimet nga Shqipëria janë rritur në mënyrë të dukshme. Banka Botërore në një raport të posaçëm për zhvillimin e e-comerce gjatë pandemisë vuri në dukje se Shqipëria pati një numër të lartë të profesionistë që u regjistruan në platformën “upworks”.

Numri i Shqiptarëve të regjistruar në këtë platformë shpesh kaloi atë të vende të zhvilluara.

Elda. K një arkitekte me përvojë 12 vjeçare ka fituar 90 mijë dollarë nga puna e saj online, sipas të dhënave nga platforma “upworks”.

Profesionistët shqiptare përfshijnë fusha të ndryshme që nga shërbime IT, arkitekt, përkthyes, menaxherë, këshillues, ekonomistë, inxhinierë IT, etj.

Të rinjtë shqiptarë profesionistë kanë marrë përgjithësisht vlerësime pozitive nga punëdhënësit, për shkak se ofrojnë shërbime të mira kundrejt një pagesë jo shumë të lartë.

Një e re nga Tirana raportohet të ketë fituar 60 mijë dollarë nga përpunime të avancuara te të dhënave në excel. Punëdhënësit e saj ishin të mahnitur për cilësinë e lartë të punës në një afat të shkurtër.

Profesionistët shqiptare ofrojnë punë kundrejt një pagesë që shkon nga 10 dollarë deri në 80 dollarë ora sipas shkallës së vështirësisë së punës. Por për disa shërbime si, arkitektura dhe përkthimi profesionistët shqiptarë kërkojnë pagesa shumë më të ulëta se kolegët e tyre në Rajon dhe në Europë.

Banka Botërorë e sheh e-commerce si një mundësi jo vetëm për profesionistët shqiptare, por edhe për kompanitë shqiptare të cilat mund të shesin prodhimet e tyre në tregje me të mëdha se popullsia e vogël e Shqipërisë prej 2.8 milionë banorësh.

Në një raport të fundit, “Diagnostikimi i E-commerce në Shqipëri” Banka Botërore tha se karantina nxiti e-commerce globalisht dhe ashtu si kudo në Shqipëri bizneset u përpoqën që të përshtateshin me kushtet që kishin drejt një tregtie online edhe pse të cunguar.

“Në 2020, kriza e COVID-19 ka çuar në një nxitje të madhe drejt dixhitalizimit të ekonomisë shqiptare. Një anketë e Bankës Botërore me Sipërmarrjet për vitin 2020 tregon se 20 për qind e firmave shqiptare të anketuara ose kanë nisur ose kanë rritur aktivitetin e biznesit online gjatë pandemisë së COVID-19. Në një anketë me konsumatorët Banka Botërore tregoi se 55 për qind e të aknketuarve ishin përgjigjur se kishin rritur përdorimin e shoppin-ut online që nga nisja e pandemisë”, vlerëson Banka./ B.Hoxha

Marrë nga Monitor.al

Tags: e-commerceplatforma upworkspuna onlinete rinjte shqiptare
Previous Post

Aksident i frikshëm në Tiranë! Makina përplaset me bordurën anësore. Dyshohet për viktima

Next Post

Temperaturat do të arrijnë deri në -7 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
MOTI

Temperaturat do të arrijnë deri në -7 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Drejtori i Kadastrës Artan Lame

    ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kosova do të strehojë 20 gazetarë ukrainas

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Imanuel Caushi, kandidati për kreun e FRPD

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çdo ditë në Big Market, në marketin e familjes suaj!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.