Tre persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Mitrovicë të Kosovës.
Mediat atje shkruajnë se ka ndodhur një përleshje nëpërmjet disa të rinjve në orët e vona të së hënës, ku më pas, sherri ka degraduar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.
Si pasojë, tre persona kanë marrë lëndime trupore. Dy nga ta kanë marrë plagë në këmbë, nga arma e zjarrit.
Lidhur me rastin disa persona janë shoqëruar për në komisariat.