• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Tenderat në shëndetësi, pezullohen 8 procedura pas ankimimeve në KPP

19/09/2021
in Ekonomi
0
Tenderat në shëndetësi, pezullohen 8 procedura pas ankimimeve në KPP

Të paktën 15 ankesa janë paraqitur nga operatorë të ndryshëm për procedura të ndryshme prokurimi për Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza pranë Komisionit të Prokurimit Publik.

Ankesat lidhen me procedura që kanë në objekt të tyre nga pajisjet e frymëmarrjes tek Ekokardiography, shtretër e pajisje të provës kardiake. KPP duket se ka vendosur që të pezullojë të paktën 8 procedura ndërkohë që disa të tjera vijojnë normalisht. Pezullimi është bërë në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik.

Në një vështrim të shpejte të ankesave të bëra nga operatorët bie në sy problematika që këta të fundit kanë me specifikimet teknike të vendosura nga ana e QSUT për secalin nga procedurat respektive.

Kështu lidhur me shtretërit duket se operatorët e cilësojnë të panevojshëm përfshirjen e kriterit të peshës mbajtëse të shtretërve që cilësohet specifikisht në intervalin 230-250 kur sipas kompanive prodhimi më i gjerë ka një peshë deri në 200 kg dhe korrigjimi i këtij specifikimi do të përfshinte më shumë kompani në garë.

Një tjetër operator ndalet tek ekoja kardio-vaskulare apo ajo radiologjike me sondë abdominale konvekse dhe lineare dhe disa specifikime të kërkuara për to. Sipas operatorit përderisa po prokurohet një pajisje radiologjike standarde futja e disa specifikimeve të veçanta ngushton pjesëmarrjen.

Në rastin konkret tek specifikimet e ekos është kërkuar fushëpamje 100 gradë apo më shumë. Ndërkohë që nga kompanitë ndërkombëtare është vetëm një që ofron 111 gradë por ky nivel nuk është i zakonshëm për një eko standarde e cila duhet të luhatet mes 50-60 sipas operatorit ankimues.

Sa i takon pajisjeve të frymëmarrjes edhe në këtë rast operatorët janë ankimuar për specifikime teknike që i përjashtojnë nga gara. Për shembull lidhur me këtë të fundit një specifkim është ekrani i ventilatorit i cili duhet të jetë me prekje me ngjyra dhe jo më pak se 15 polsh.

“Konkretisht ky specifikim kufizon garën duke përjashtuar disa prodhues lider në prodhimin e ventilatorëve por që kanë ekranin 12 polsh” thuhet në ankesën e një prej operatorëve.

Tags: albanewsankimimkppTENDERAT NE SHENDETESI
Previous Post

Rriten ndjeshëm shërbimet, aktiviteti i hoteleve pothuajse katërfishohet në tremujorin e dytë

Next Post

Për herë të parë do të keni një iPhone kaq rozë: Si duket iPhone 13?

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Për herë të parë do të keni një iPhone kaq rozë: Si duket iPhone 13?

Për herë të parë do të keni një iPhone kaq rozë: Si duket iPhone 13?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.