• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Tensione Turqi – Greqi, provokon ministri turk: Në dashtë Zoti, një ditë mund ta marrim ishullin grek me not

09/08/2022
in Rajon
0
Tensione Turqi – Greqi, provokon ministri turk: Në dashtë Zoti, një ditë mund ta marrim ishullin grek me not

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ka shtuar tensionet me Greqinë pak para nisjes së platformës së re të shpimit në Mesdhe, “Abdul Hamid Khan”. Gjatë fjalës së tij në konferencën e ambasadorëve turq në Ankara, ai iu referua sërish ishullit Kastelorizos, ku theksoi se ishulli është 580 kilometra nga Greqia dhe vetëm 1950 metra nga Turqia, pra, një distancë që arrihet “me not”.

“Është në distancë noti për nxënësit e shkollave tona ushtarake. Ata e keqkuptojnë atë që themi sepse atje notojnë studentët. Një ditë më parë një ministër grek tha “Nëse duan le të vijnë, nëse dinë not” dhe ne deklaruam se “Në dashtë Zoti, një ditë mund të ndodhë edhe kjo”, tha Akar, duke iu referuar deklaratave të mëparshme të ministrit grek të Shëndetësisë, Nikos Panagiotopulos.

Më pas, Hulusi Akar foli për çmilitarizimin e ishujve të Egjeut. Konkretisht, ai tha: Kushtet e Traktatit të Lozanës janë të qarta në nenin 12 të Marrëveshjes së Parisit, paragrafi 18. Tregojnë qartë se ishujt nuk mund të militarizohen. Ne, përkundër gjithë kësaj, jemi të duruar dhe themi “ejani të bisedojmë”. Ministri turk i Mbrojtjes provokoi edhe me deklarata të tjera, duke përmendur se Turqia ka epërsi ushtarake.

“Grekëve u themi vetëm aq: As mos e mendoni të luftoni me ne. Lufta është çështje numerike. Përpjekjet që bëni për pajisje ushtarake janë shumë në krahasim me mbrojtjen tuaj, por janë pak për Turqinë”, tha Akar.

Përgjigja e Athinës

Përfaqësuesi i qeverisë, Yiannis Oikonomou tha se Greqia fillimisht po merret me lundrimin e platformës turke të shpimit, Abdul Hamid Khan, me vigjilencën dhe vëmendjen e nevojshme. “Ne gjithmonë bëjmë atë që duhet bërë, me maturi dhe vendosmëri për të siguruar paqen në rajon”, theksoi ai.

Ai i cilësoi deklaratat e Akar për Kastelorizon si “retorikë e ekzagjeruar dhe provokime, që nuk kanë asgjë për të shtuar në marrëdhëniet greko-turke”.

“Gjithmonë përballë sfidave, retorike apo jo, qeveria ka treguar se di të pozicionohet me qetësi dhe vendosmëri”, nënvizoi ai, duke dhënë garancinë se “të drejtat kombëtare mbrohen absolutisht në bazë të traktateve ndërkombëtare dhe kapaciteteve parandaluese, dhe bazohen kryesisht në faktin se komuniteti global e di se Greqia është faktor stabiliteti dhe në anën e së drejtës ndërkombëtare”. Ai i dërgoi Turqisë mesazhin se Greqia nuk është e gatshme të bëjë një hap prapa për çështjet e sovranitetit të saj kombëtar dhe në përgjigje të “notarëve turq”, tha se “është një ide e mirë të bëhet një garë paqësore në det të hapur, mes grekëve dhe turqve. Është më mirë ta shikojmë çështjen në një mënyrë të qetë dhe me theksin në të drejtën ndërkombëtare për të mos krijuar vatra tensioni”.

Tags: greqikonflikteturqi
Previous Post

1 ton marijuanë te “Gjiri i Arushës”, droga do sillte fitim 10 milion euro

Next Post

Meta: Rama, kreu i grupit kriminal, ka lënë peng pronat publike për llogari të inceneratorëve

Related Posts

Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

31/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

31/01/2023
Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO!

Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO!

28/01/2023
Vjosa Osmani

Osmani për ‘Corriere Della Sera’: Beogradi po përpiqet të na destabilizoje

25/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

19/01/2023
Next Post
Meta: Rama, kreu i grupit kriminal, ka lënë peng pronat publike për llogari të inceneratorëve

Meta: Rama, kreu i grupit kriminal, ka lënë peng pronat publike për llogari të inceneratorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.