DURRËS-Banorët e një pallati në Durrës kanë dalë në protestë mëngjesin e sotëm pasi pallati i tyre i cili ka pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës, është në gjendje të pabanueshme.
Kjo pasi sipas banorëve të cilët u prononcuan për ‘Faxnews’, afër pallatit të tyre është duke u ndërtuar një shkollë dhe themelet e kësaj të fundit e kanë dëmtuar shumë pallatin e tyre.
‘Firma që e ndërtoi ta rindërtojë sërish pallatin. Duhet bërë rikonstruktimi i të gjithë pallatit, u dëmtua nga hapja e themeleve për shkollën që u ndërtua këtu pranë.’– shprehet një banor.
Banorët mendojnë se pallati vetëm do të sovatohet nga jashtë dhe nuk do ti bëjnë rikonstruktim të plotë. Frika e tyre është se nëse futen të jetojnë do t’ju shembet tavani në kokë.