• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Testi i pasurisë ngel 2/3 e ministrave të Ramës, Likmetaj: Ja “truku” me shit-blerjet e makinave

12/01/2021
in Aktualitet
0
Testi i pasurisë ngel 2/3 e ministrave të Ramës, Likmetaj: Ja “truku” me shit-blerjet e makinave

Testi i pasurisë ngel 2/3 e ministrave të Ramës, në dy kabinetet që nga viti 2013.

Ky ishte thelbi i një artikulli të rrjetit investigative “Birn”, bazuar në të dhënat zyrtare të ILDKPI.

Lidhur me këtë temë, i ftuar në “intervistën e mbrëmjes” në RTV Ora, përballë gazetares Beti Njuma ishte Besar Likmetaj, autor i artikullit në BIRN.

Sipas gazetarit, analiza e djekur nuk do të thotë se pasuria është domosdoshmërisht e paligjshme por do të thotë se mënyra se si është deklaruar në deklaratën vjetore të pasurisë është e pajustifikuar.

“Ne kemi pyetur ILDKPI dhe na është thënë se nga kontrollet e tyre nuk ka patur probleme, sa i përket hetimit administrativ. Kjo është përgjigja zyrtare që kemi marrë nga ILDKPI. Duhet të jemi të qartë. Kur flasim për këtë lloj analize, të kontrollit aritmetik-logjik, nuk do të thotë se pasuria është domosdoshmërisht e paligjshme por do të thotë se mënyra se si është deklaruar në deklaratën vjetore të pasurisë është e pajustifikuar. Në sensin që, një zyrtar, një ministër në këtë rast, i kabinetit të qeverisë Rama, në një vit të caktuar të karrierës së tij nëse ka shtuar një apo disa asete nuk e ka justifikuar atë me të ardhurat që ka deklaruar nga kursimet e tij. Le të themi blen një aset 10 dollarë, ka kursime 5 dollarë, i shkurton 3 dollarë dhe ka të ardhura 1 dollar. Kjo është një metodë e thjeshtë se si bëhet kontrolli aritmetik-logjik“, u shpreh Likmetaj.

Sa i përket “trukut” me makinat e ministrave, të cilat i kanë blerë më lirë dhe pas disa vitesh i shesin më të shtrenjtë, Likmetaj u shpreh:

“Nga 27 ministra të dy kabineteve Rama, nga viti 2013, 1/3-at e tyre përfitojnë nga shit-blerja e makinave. Që është një flamur i kuq i drejtpërdrejtë . Në këtë periudhë kanë përfituar 5.2 milionë lekë të reja. Kjo është diçka shumë e çuditshme , diçka që duhet ti ngrejë antentat e atyre që hetojnë pasuritë e politikanëve sepse makinat janë asete të amortizueshme. Një makinë që del nga koncesionari mund të humbë direkt 20% të vlerës. Është e çuditshme, që jo vetëm në një rast të veçuar, por në mënyrë të përsëritur ata i blejnë me një çmim më të lirë dhe i shesin me një çmim më të shtrenjtë”

Analiza e të ardhurave të 27 anëtarëve të kabinetit “Rama” tregon se nga viti 2013 deri në vitin 2018, ata përfituan në total 5.2 milionë lekë nga shitblerja e automjeteve, edhe pse pasuritë e luajtshme janë asete të amortizueshme. Nga 33 raste të deklarimit të shitjes së automjeteve nga ministrat e kabinetit qeveritar, rezulton se në 36% të rasteve, shitja është realizuar me fitim.

Sipas të dhënave të analizuara nga BIRN, 27 anëtarët e Këshillit të Ministrave nga vitit 2013 deri në vitin 2018 regjistruan të ardhura totale me vlerë 1.5 miliardë lekë, nga të cilat 62.6% e të cilave ose 956.7 milionë lekë, vijnë si rrjedhojë e pagës së bashkëshortëve dhe pagës së subjekteve si pasojë e funksionit.

Ndërkohë, 125.6 milionë lekë ose 8.2 % e totalit janë të ardhura nga biznesi, 69.5 milionë lekë janë të ardhura nga shitja e pasurive të paluajtshme, 108.9 milionë lekë janë të ardhura nga qiratë, 8.8 milionë nga mësimdhënia dhe 1.8 milionë lekë janë dhurata në cash.

Në total, shpenzimet e kabinetit gjatë së njëjtës periudhë kapin vlerën 255.2 milionë lekë, ku 68.8 % ka shkuar për pagesën e kësteve të kredisë, 21.9 % pagesa ndaj shoqërive të ndërtimit, ndërsa pjesa tjetër përfshin shpenzime shkollimi dhe këste huaje.

Tags: birnlikmetapasuria e ministrave
Previous Post

Mbyllja e rrjeteve sociale të Donald Trump/ Budini: Presidenti amerikan theu rregullat e komunikimit. Edhe kryeministri ynë është një trumpist

Next Post

Darka në Dubai dhe vaksinimi, shpërthejnë memet në rrjetet sociale

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Darka në Dubai dhe vaksinimi, shpërthejnë memet në rrjetet sociale

Darka në Dubai dhe vaksinimi, shpërthejnë memet në rrjetet sociale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • E pazakontë! Gruaja hyn lakuriq në studio dhe gjuan me tullë moderatoren, pamjet për të mos u humbur

    E pazakontë! Gruaja hyn lakuriq në studio dhe gjuan me tullë moderatoren, pamjet për të mos u humbur

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • KQZ tregon si do të bëhet identifikimi elektronik i zgjedhësve (VIDEO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kush është këngëtari italian që refuzoi të dalë me Monica Bellucci

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Mbi 5 mijë kërkesa për azil nga shqiptarët dhe në vitin e pandemisë, më e preferuara Franca

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E rëndë/ Përdhunohet për 9 orë 50-vjeçarja shqiptare në Athinë. Gratë greke në protestë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.