• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Testi më i mirë, cila vaksinë anti-covid është më e pranuar gjerësisht?

04/08/2021
in Botë
0
Testi më i mirë, cila vaksinë anti-covid është më e pranuar gjerësisht?

Ndoshta testi më i mirë për botën post-pandemike do të jetë se sa është në gjendje të rikthejë fluturimet ndërkombëtare.

Në vitin 2020 turizmi global pësoi vitin e tij më të keq të regjistruar ndonjëherë, fluturimet ndërkombëtare ranë me 74 për qind krahasuar me vitin 2019, në vetëm 380 milionë. Në muajt e fundit udhëtimi ndërkombëtar ka filluar të rimëkëmbet.

Me 3.7 miliardë doza vaksine të administruara në të gjithë botën, shumë njerëz po përpiqen të paketojnë bagazhet për të vizituar një vend të huaj. Por jo çdo antitrup i fituar nga vaksina automatikisht ju lejon të dilni jashtë shtetit.

Shumë qeveri janë duke mirëpritur vetëm turistë të vaksinuar me vaksina të caktuara. Këtë muaj Bashkimi Europian tha se nuk do të pranonte vizitorët të cilët ishin vaksinuar me Covishield, edhe pse është identike me vaksinën AstraZeneca e cila përdoret në BE – sepse nuk është miratuar nga rregullatori europian i barnave (EMA).

Qeveria e Indisë, ku prodhohet vaksina, kërcënoi të hakmerret. Politika mund të prekë gjithashtu marrësit e Covishield në vende të tjera të botës: 5 milion doza janë dorëzuar në Britani. Të dhënat nga VisaGuide.World, një uebfaqe udhëtimesh, tregojnë se me cilën llojë vaksine mund të lejohet udhëtimi jashtë kufijve.

Vaksina AstraZeneca është më e pranuara gjerësisht, me 119 shtete që e njohin atë, është vaksina më e përdorur dhe një ndër vaksinat e miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (së bashku me Pfizer-BioNTech, Moderna, Johnson & Johnson dhe dy vaksina kineze).

Në të kundërt, CanSinoBio e Kinës njihet nga vetëm një numër i kufizuar shtetesh.

Problemi nuk ndalet me udhëtimet. Megjithëse Amerika nuk kërkon prova të vaksinimit për udhëtime përtej kufijve të saj (ato mbeten të mbyllura, megjithatë, për britanikët, europianët, kinezët dhe indianët, mes disa shteteve të tjera).

Kanadezët që kanë marrë vaksinën AstraZeneca janë të shqetësuar se do të ndalohen nga vendet e argëtimit që kërkojnë vaksina të miratuara nga FDA për hyrje. Amerika ka porositur 300 milion doza të vaksinës AstraZeneca por ende nuk e ka miratuar atë.

Industria e udhëtimeve shqetësohet se kufizime të tilla do t’i mbajnë njerëzit në shtëpi. Mariangela Simao, një përfaqësuese e Organizatës Botërore të Shendetësisë thotë se Parlamenti Europian ka rekomanduar që vendet të konsiderojnë pranimin e vaksinave që janë miratuar për përdorim emergjent nga OBSH.

Mbi dhjetra vende europiane kanë thënë më herët se ata do të injorojnë rregullat e BE-së dhe do të pranojnë vaksinën Covishield si provë e imunitetit.

Por nuk ka gjasa të jenë kaq të lehta për vaksinat kineze. Megjithëse vaksinave kineze iu është dhënë një autorizim emergjent nga OBSH, ka mungesë të dhënash për këto doza që mund të shqetësojnë disa vende.

Dymbëdhjetë milion turistë kinezë vizituan BE-në në vitin 2019. Gjatë vitit të ardhshëm me shumë mundësi disa vaksina do të luftojnë për t’u njohur ndërkombëtarisht.

Vaksinat që aktualisht nuk ka gjasa të marrin një aprovim për udhëtimet ndërkombëtare janë: vaksina ruse Sputnik V, Covaxin e Indisë dhe vaksina Abdala e Kubës. Për udhëtarët dhe industrinë turistike njësoj si viti i shkuar, 2021 ka të ngjarë të mbahet mend si vit i dështuar për shkak të Covid-19 dhe burokracive kufitare. /Monitor

Tags: covid 19procesi i vaksinimittesti me i mire
Previous Post

Turqi: Zjarret arrijnë pikë kritike dhe i afrohen termocentraleve të vendit

Next Post

Francë/ Qeveria imponon masa të reja anti-COVID

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Francë- COVID-19

Francë/ Qeveria imponon masa të reja anti-COVID

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.